Besnik Pula, politologu shqiptar dhe profesori universitar në SHBA, vjen me një të vërtetë të madhe për “heqjen e vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës”. Mediat shqipe kishin përodorur “lajmin për vizat” si propagandë propushtetit. Këta propagandonin se “Grenell dhe Trump do të vinë me lajmin e madh se “do të heqen vizat për shtetasit e Kosovës”. Por e vërteta është fare ndryshe, kjo sipas profesorit univeristar, z. Pula, shkruan MekuliPress.com

“Në vend të kësaj, administrata Trump planifikon futjen e Kosovës në listë të zezë të shteteve, bashkë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut”, shkruan ndër tjerash profesori shqiptar në SHBA, Besnik Pula.

Ja postimi i z.Pulës në facebook:
“Disa na thanë se Ric Grenell dhe Trump do t’ia bëjnë “8 me 2″ BE-së, duke ua heq vizat kosovarëve për SHBA.

Në vend të kësaj, administrata Trump planifikon futjen e Kosovës në listë të zezë të shteteve, bashkë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilave u kufizohet lëshimi i vizave dhe lejeqëndrimeve për Amerikë.

Lexo po ashtu:  Prifti katolik: Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën

Urime, suksese, pra.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *