Një ilaç eksperimental kundër Alzhajmerit ngadalësoi për herë të parë progresin e kësaj sëmundjeje që prek trurin. Studiuesit nuk mund të parashikojnë ende efektet e këtij zbulimi tek cilësia e jetës së pacientit, por zbulimi shihet si një shpresë e re pas zhgënjimeve të vazhdueshme për një trajtim më dinjitoz.

“Rezultatet e proceseve klinike treguan se ilaçi “Lecanemab” ngadalësoi avancimin e sëmundjes. Dhe ne besojmë se kjo u jep shpresë pacientëve dhe mjekëve, stimulon më tepër kërkimet për Alzhajmerin dhe sëmundjet nervore”.- shprehet Dr. Michael Irizarry, specialist.

Rreth 1.800 persona në fazat e para të sëmundjes morën pjesë në studim. Ilaçi vonoi përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me rreth 5 muaj.

“E kuptojmë se kjo nuk është një kurë dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë do të thotë të ngadalësosh Alzhajmerin, pasi është hera e parë”.- thekson Maria Carrillo.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet po shqyrton përshpejtimin e aprovimit të “Lecanemab”. Vendimi mund të merret në fillim të janarit.

Lexo po ashtu:  Ky frut është ilaç për zemrën

Thuajse të gjitha mjekimet ekzistuese për miliona pacientë me Alzhajmer në mbarë botën vetëm sa lehtësojnë simptomat.

euronews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *