Vladimir Putinit i janë ofruar kushte dorëzimi nga Perëndimi. Këtë e zbuloi një ekspert i respektuar i politikës ruse, profesor Valery Solovey. Dukur ai ishte Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës. Ai pretendon se ka lidhje në Kremlin. Duke diskutuar për tërheqjen e rusëve nga Khersoni ai thotë se “dorëzimi” do të bënte që Rusia të heqë dorë nga i gjithë territori në Ukrainë, me përjashtim të Krimesë.

Ajo do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar. Statusi i saj do të nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029. “Në këmbim, Putini dhe miqtë e tij do të shmangnin akuzat penale për luftën. Ata do të lejoheshin të qëndronin në pushtet” – pohoi profesor Solovey. Ai tha se propozimi ishte diskutuar midis Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë. Kjo përpara se t’i paraqitej rrethit të ngushtë të Putinit. Ai ka kishte reaguar pozitivisht ndaj idesë.

Rusia ka bërë thirrje për një kthim në tryezën e bisedimeve ditët e fundit. Ndërkohë ka pasur sugjerime se Uashingtoni po punon në heshtje tek Kievi për të bërë të njëjtën gjë. Gjenerali Mark Milley, kreu i shtabit të përgjithshëm të SHBA, tha këtë javë se “qetësia e dimrit në luftime paraqet një mundësi për bisedime”. Presidenti Zelensky ishte zotuar më parë se nuk do të negociojë kurrë me Rusinë sa kohë që Putin të mbetet në pushtet.

Por tashmë që Ukraina ka marrë Kherson pas 8 muajsh pushtimi rus duket se gjërat kanë ndryshuar. Rusia tha se ishte tërhequr përtej lumit Dnipro pa humbur asnjë ushtar të vetëm. Ukrainasit dhanë një pamje tjetër. Ata flasin për një tërheqje kaotike. Sipas tyre kishte ushtarë rusë që hoqën uniformat e tyre. të tjerë u mbytën ndërsa përpiqeshin të arratiseshin.

Solovey tha se kushtet e marrëveshjes nënkuptojnë që Rusia të heqë dorë nga çdo pretendim për pjesën tjetër të rajonit Kherson. Njëlloj duhet të jetë edhe për Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk. Kjo përfshin edhe zonat e pushtuara që nga viti 2014. Krimea do të mbetet pjesë e Rusisë, por do të detyrohet të çmilitarizohet. Flota ruse do të zhvendoset nga Deti i Zi.

Lexo po ashtu:  Të rinjtë shqiptarë as nuk punojnë, as nuk shkollohen

Një zonë e çmilitarizuar me gjerësi 60 milje do të duhet të krijohej përgjatë kufijve midis Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës. Në atë zonë nuk duhet të ketë armë të rënda. Rusia gjithashtu do të duhet të heqë dorë nga prania e saj ushtarake në rajonin e Transnistria të Moldavisë. Ndërsa Ukraina duhet të zotohet të mos anëtarësohet në NATO për të paktën 7 vjet.

6 vende kanë rënë dakord të ofrojnë garanci sigurie për nënshkrimin e marrëveshjes. Megjithatë Solovey nuk i përmendi ato. Garancia përfshinë një pakt për të dalë në mbrojtje të Ukrainës nëse ajo sulmohet përsëri. Garantuesit ka të ngjarë të jenë aleatët më të afërt të Kievit. Mes tyre besohet të jenë SHBA dhe Britania e Madhe.

“Nëse Putin i refuzon këto kushte… atëherë lufta do të vazhdojë. Nëse sulmet masive me raketa mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës, para së gjithash, termocentralet, rifillojnë, kjo do të thotë se Putin nuk i ka pranuar kushtet” – tha Solovey. “Nëse nuk ka bombardime, nuk do të thotë domosdoshmërisht gatishmëri për të pranuar [ofertën për t’u dorëzuar]. Do të thotë që plani po mendohet dhe po bëhen përpjekje për të marrë pak kohë shtesë për të vlerësuar situatën” – shtoi ai.

Lajmi për një dorëzim të mundshëm rus vjen teksa ushtria e Putin po përballet me një situatë të rëndë në fushat e betejës. Pasi u detyruan të tërhiqeshin nga Kievi dhe Kharkiv, trupat ruse u tërhoqën sot nga Khersoni. Ky ishte i vetmi kryeqytet rajonal i fituar që nga fillimi i luftës. Putin e shpalli atë pjesë të Rusisë pak kohë më parë.

Tani ushtria ruse po përpiqet të bëjë ndonjë përparim në Donbas. Pavarësisht luftimeve të ashpra javët e fundit, vija e frontit që ka mbetur kryesisht statike që nga fundi i korrikut. Rusia tentoi një sulm të madh pranë një qyteti të quajtur Pavlivka, në Donetsk, javën e kaluar, por ai rezultoi katastrofë. Raportohet për më shumë se 300 marinsa të vrarë.

Lexo po ashtu:  Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimeve

Në krahun tjetër Ukraina vazhdon të përparojë në veri të Luhanskut. Ajo po godet tani qytetet Svatove dhe Kreminna. Ato janë pika strategjike në rrugën për në Severodonetsk dhe Lysychansk. Këto njihen si dy qytete që Rusia shpenzoi shumë kohë, përpjekje dhe gjak për t’i pushtuar gjatë verës. Humbja e Khersonit do të thotë se çdo sulm rus në Odesa tani është gjithsesi i pamundur. Kjo do të thotë gjithashtu se Ukraina tani mund të godasë pjesë të Krimesë. Për këtë ajo mund të përdorë artileri me rreze të gjatë. Kievi ka thënë se ka në plan të rimarrë gadishullin.

Rusia tani ka zënë pozicione mbrojtëse në bregun lindor të lumit Dnipro. Ajo ka ngritur 3 linja të përbëra nga llogore dhe kanale. Ato mbulohen nga artileria dhe të mbështetura nga përforcime nga Krimea. Zyrtarët perëndimorë thonë se nuk presin që Ukraina të fillojë një ofensivë në Dnipro së shpejti. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se Khersoni mbetet pjesë e territorit rus pavarësisht se trupat e Moskës po ikin prej tij.

“Ai është subjekt i Federatës Ruse. Nuk ka ndryshime në këtë. Nuk mund të ketë ndryshime” – tha Peskov. Ai këmbënguli se Putini nuk ishte “i keqardhur” për lëshimin e tij. “Është padyshim një pikë kthese, por nuk do të thotë se Rusia ka humbur ose se Ukraina ka fituar”, – thotë Ben Barry, një bashkëpunëtor i lartë për luftën tokësore në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër. “Rusia ishte ende e aftë për një ofensivë të re apo kundërsulme. Është shumë herët për t’i shlyer ato” – tha Barry.

Lexo po ashtu:  Ndërkombëtarët e faktizojnë: Kosova është renditur e para nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ja për çka

Forcat ukrainase kanë çliruar 41 vendbanime ndërsa përparonin në jug. Shifrën e dha presidenti Volodymyr Zelenskiy. Xhenierët po kontrollojnë zonat e rimarra nga forcat ruse për të hequr mijëra mina tokësore dhe municione të pashpërthyera që ata lanë pas. Janë rreth 170 mijë kilometra katrorë për t’u çminuar, tha Zelenskiy.

Guvernatori i rajonit i emëruar nga Ukraina, Yaroslav Yanushevych tha se trupat ruse kishin “marrë pajisjet publike, kishin dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe kanë lënë kurthe pas tyre”. Ndërsa Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskiy, tha se Rusia dëshironte ta kthente Kherson në një ‘qytet të vdekjes’. Aty sipas tij është minuar gjithçka, nga apartamentet tek kanalizimet. Plani ishte sipas tij që më pas të bombardonte qytetin nga ana tjetër e lumit.

Kjo ishte tërheqja më e madhe ruse që kur forcat e saj u larguan nga periferia e Kievit në mars. Media shtetërore ruse dhe mbështetësit e luftës pro-Kremlinit mbrojtën tërheqjen nga Kherson si një lëvizje të nevojshme. Megjithtë ata e pranuan atë si një goditje të rëndë.

Sipas një vlerësimi të SHBA-së, Rusia ka rreth 100 mijë të vrarë apo të plagosur. Pra, duke u përballur edhe me humbjet në fushën e betejës, Moska ka hapur mundësinë e negociatave të paqes me Kievin. Kjo duket se është diçka që SHBA thuhet se po kërkon në heshtje në prapaskenë.

Megjithatë, një raportim i New York Times tha se zyrtarët evropianë po informonin se negociatat serioze midis dy palëve nuk kanë gjasa të nisin në të ardhmen e afërt. Edhe Zelenskyi duket se nuk ka shumë besim te rusët.

“Është vetëm Kremlini dhe vetëm një person. Kreu i Federatës Ruse nuk është i lodhur nga lufta. [Putin] mund të jetë i lodhur nga jeta në parim, për shkak të moshës së tij, por ai absolutisht nuk është i lodhur nga lufta” – e mbyll Presidenti ukrainas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *