Të paktën 285 fëmijë në SHBA kanë pasur një inflamacion të rëndë të lidhur me coronavirusin, dhe ndërsa shumica janë duke u rikuperuar, nuk dihet nëse kjo do të lë ndonjë dëm, tregojnë dy studime të reja.

Punimet e botuara sot në New England Journal of Medicine, japin raportin më të plotë për këtë gjendje, të njohur si sindroma e inflamacionit multi-sistem te fëmijët. Konsiderohet si jo e zakonshme, dhe vdekjet janë të rralla.

Rreth 1.000 fëmijë në të gjithë botën kanë pasur inflamacion të shkaktuar nga kjo sindromë, përfshirë raste në Evropë, ku u vunë re për herë të parë.

Përkufizimi i një rasti përfshin infeksionin koronavirus aktual ose të fundit, ethe, gjendje të rëndë klinike që kërkon shtrimin në spital, inflamacion të konfirmuar përmes gjakut dhe mosfunksionim të të paktën dy organeve në trup, përfshirë zemrën, veshkat, mushkëritë, lëkurën ose sistemin nervor.

Simptomat e traktit tretës janë gjithashtu të zakonshme, duke përfshirë të vjella dhe diarre.

Lexo po ashtu:  Duhanpirësit nuk po ndalojnë përdorimin e cigareve gjatë koronavirusit – Rriten shitjet sipas ekspertëve

Disa fëmijë mund të kenë simptoma që kujtojnë sëmundjen Kawasaki, një gjendje e rrallë te fëmijët që mund të shkaktojë ënjtje dhe probleme të zemrës.

Shumica e fëmijëve të diagnostikuar me sindromën kishin coronavirus edhe pse më parë ishin plotësisht të shëndetshëm.

Mosha mesatare është tetë vjeç, dhe ende nuk është konfirmuar nëse kjo sindromë prek të moshuarit. /kp/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *