Policia e Kievit ka bërë me dije se ka zbuluar prova të një varri tjetër masiv në Bucha, me frikën se trupat e Putinit po kryejnë krime të tmerrshme lufte.

Bucha është bërë sinonim i akuzave për krime ruse gjatë gjithë luftës, pas raportimeve të shumta për vrasje masive të civilëve të cilët pas largimit të trupave ruse nga qyteti, u zbuluan të shtrirë në trotuare, por jo vetëm, raportoi The Sun.

“Janë gjetur tre trupa në një gropë, të vrarë brutalisht nga ushtarët rusë. Secili i qëlluar në kokë. Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat ua mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë goja. Në kufoma ka gjurmë torturash”, tha policia në një deklaratë.

Lexo po ashtu:  Mediat botërore rreth debatit presidencial: “Kaotike, fëmijërore, rraskapitëse”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *