Nëse akoma keni ndonjë dilemë se pse gjithë kjo propagandë këto ditë, pse gjithë këto sulme e shpifje ndaj LV!

Po ndaj këtu vetëm dsa fakte:

700 milionë euro i humbin Kosovës çdo vit nga vjedhja dhe abuzimi.

160 milion humben çdo vit nga korrupsioni në tender, këta biznesmen që keqpërdorin me tender janë financues të partive politike.

Çdo vit humbin nga 400 milionë euro nga dështimi i Doganës dhe ATK-së për t’I mledhur tatimet.

Ministritë, agjencitë e ndërmarrjet udhëhiqen nga joprofesionistët e emëruar nga politika. Të njejtit menaxhojnë rreth 600 milionë euro në vit.

Përderisa me qindra të reja e të rinjë të shkolluar e edukuar mirë janë të papunë, vetëm gjatë vitit 2018 janë nënshkruar 2,493 kontrata mbi vepër, kryesisht për militant partiakë.

Nga 11 ndërmarrje publike të audituara nga Auditori Kombëtar në vitin 2018, 10 nuk janë menaxhuar mirë.

20 Milionë euro kanë humbur ndërmarrjet publike nga keqmenaxhimi.

Rreh 60% e rekomandimeve të Auditorit nuk janë zbatuar dhe llogaridhënia është 0.

Lexo po ashtu:  OKB: Pandemia ka shtuar pabarazinë në botë

Humbjet janë 13 herë më shumë se buxheti për arsim ose 11 më herë më shumë se buxheti për shëndetësi.

Burimet: Prodhuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, zbatues: BIRN,KDI,DemokraciaPlus

E pra të dashur miq,
Ata që kanë qenë në pushtet gjatë gjithë këtyre viteve kanë keqpërdorur e kanë qeverisur në mënyrë korruptive.

Ishte hera e parë që LV! erdhi në pushtet dhe krijoj një qeveri profesioniste e me integritet të lartë.
Qeveria Kurti për 52 ditë qeverisje vendosi standard të ri politik, duke ulur pagat për veten, duke hequr privilegjet, duke shkarkuar bordet joprofesionale e me performancë të dobët, duke anuluar kontratat korruptive.

Derisa partive politike po u pengojnë këto standarde, qytetarët po i mbështesin, andaj dhe përkrahja për Albin Kurtin dhe LV! rritet çdo ditë e më shumë, ashtu si dhe makthi i të korruptuarve të cilëve tashmë u ka kaluar koha.

Arbërie Nagavci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *