Zbulohet një planet gjigand që sipas teorive aktuale nuk duhet të ekzistonte. Ai ndodhet në një distancë prej 30 vitesh drite nga Toka.

Bëhet fjalë për planetin GJ 5312b, i cili është sa gjysma e Jupiterit, ndërsa ylli i tij ka një masë sa një e dhjeta e masës së Diellit.  Ky planet kërkon 204 ditë (kohëzgjatja e vitit të tij) për të përfunduar një orbitë të plotë rreth yllit të tij.

Diametri i këtij të fundit vlerësohet në 14% të atij të Diellit dhe rrezatimi është vetëm 0.2% i rrezatimit diellor.  Një planet i tillë i madh rreth një ylli kaq të vogël është i vështirë të shpjegohet në bazë të teorive ekzistuese të formimit të planeteve, teori që mesa duket mund të kenë nevojë të rishikohen. Të ashtuquajturit xhuxhët e kuq të tipit M janë ndër yjet më të vegjël dhe më të ftohtë në galaktikën tonë, dhe sigurisht më të zakonshmit.

“Ne nuk mund të ishim të sigurt sepse yjet e vegjël janë shumë të zbehtë, gjë që i bën ata të vështirë për t’u studiuar, edhe pse ato janë shumë më të zakonshëme se yjet si Dielli ” -,tha një nga astronautët për BBC News.

Lexo po ashtu:  Hapet shkolla shqipe në Cyrih

Zbulimi i ri shtron pyetjen se si planete  kaq të mëdhenj mund të  formohen nga yje me masë kaq të vogël. Një shpjegim i mundshëm është se planeti GJ 5312b lindi nga një disk i paqëndrueshëm gravitacional i gazit dhe pluhurit rreth një ylli të vogël, çka bie në kundërshtim me teorinë mbizotëruese sot se planetet kanë nevojë për një bërthamë të fortë si pikënisje, duke vepruar si një embrion planetar.

Tërheqja gravitacionale e bërthamës së ngurtë krijon një atmosferë të gazrave rrotullues të pranishëm rreth bërthamës së ngurtë. Sidoqoftë, eksoplaneti i ri duket se është formuar direkt nga disku origjinal i gazit dhe pluhurit, pa pasur një bërthamë të fortë. Studiuesit e konsorciumit CARMENES, të udhëhequr nga Dr. Juan Carlos Morales nga Instituti për Studime Hapësinore të Katalonjës, përdorën një teleskop optik me rreze infra të kuqe.

https://www.bbc.com/news/science-environment-49855058?ocid=socialflow_facebook&ns_source=facebook&ns_campaign=bbcnews&ns_mchannel=social&fbclid=IwAR2rseU0YYOWZ5Aewe6WyziqppLbn3X7JTnh89Vdzs7kSeGuDPfFg7w51AM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *