Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet përmes video-lidhjes Samitit të G7-ës që do të mbahet këtë të diele, ka bërë të ditur qeveria gjermane, raporton BBC të premten.

“8 Maji është datë historike e cila shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në kontinent”, ka thënë një zëdhënëse gjatë një konference të rregullt për media.

Sipas saj, me situatën aktuale në Ukrainë, kohezioni i G7-s është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Gjermania mban presidencën e G7-s këtë vit.

Lexo po ashtu:  LAJM I FUNDIT/ EULEX bastis shtëpinë e Jakup Krasniqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *