Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier (SPD), planifikonte nesër të udhëtonte për në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Zelenskyj . “Por Zelensky i thotë jo! Tani Presidenti gjerman e ka anuluar udhëtimin për në Ukrainë, sepse Zelenskyj nuk do ta takojë atë”, citon MekuliPress, gazetën e madhe gjermane Bild’.

Sipas informacioneve 100% besnike të gazetës ‘Bild’ arsyet e refuzimit të Zelenskyt për ta takuar Steinmeier, janë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe roli i presidentit gjerman në tubacionin ruso-gjerman të gazit ‘Nord Stream II’.

‘Nord Stream II’ është vënë në pritje, pasi kompania ‘Nord Stream’, me seli në Zvicër, është në prag të falimentimit kjo për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan MekuliPress

Për gjermanofolësit një artikull më i gjërë rreth ndalesës së Steinmeier.

Lexo po ashtu:  Agjentët e doganës konfiskojnë një paketim me zogj të ngordhur, vinte nga Kina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *