Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të shtunë është shprehur se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada. Në një shënim në Instagram, Zelensky thotë se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë jo më aktive.

Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse. Për këtë presidenti ukrainas tha se ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë. Ai theksoi gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti e thotë hapur e pa frikë: Taksa 100% hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *