Gjaku, urina e tamponet nazalë të marra gjatë autopsisë, së bashku me zemrën komplet të Diego Armando Maradona, pesha e të cilës ishte dyfishi i asaj normale, do të analizohen nesër në laboratorë të ndryshëm argjentinas si pjesë e raporteve plotësuese të kërkuara nga mjekët ligjorë të cilët kryen autopsinë. Kjo u raportua nga burime gjyqësore të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve Telam. Bëhet fjalë për studime toksikologjike, përmes të cilave do të përpiqen të përcaktojnë nëse Maradona kishte gjurmë të alkoolit, drogave, ilaçeve ose ndonjë lënde tjetër në trup në orët para vdekjes së tij, si dhe analiza histopatologjike, të cilat studiojnë organet dhe indet.

Për të shtuar dozën e misterit, që po mbizotëron pas vdekjes së Pibe de Oro, ka menduar ish-shoqja e tij: “Shtëpia në të cilën gjendej ishte shumë e thjeshtë, pa banjë. Kishte një krevat e një ëc portativ. Diego nuk meritonte ti kalonte ditët e fundit ashtu”. Detajet e reja mbi ditët e fundit të Maradonës, që vdiq të mërkurën e kaluar në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Aires, i ka dhënë Verónica Ojeda, e ëma e ‘Dieguito’ Maradona, e pyetur për 5 orë nga hetuesit argjentinas për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diez. Pas marrjes në pyetje të gruas ka folur avokati i saj Mario Baudry, sipas të cilit Maradona nuk do të kishte humbur jetën “nëse do të ishte në një qendër mjekësore”, bën të ditur ‘Clarin’.

Lexo po ashtu:  Barcelona e zhytur thellë në borxhe, afër 500 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *