Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pasi që Komunat veriore janë shpallur karantinë nga shtabi emergjent e Serbisë, ka thënë se kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Rakiqi merr vendim si zëvendëskryeministëri i qeverisë së Kosovës kundër Kosovës e Avdullahi shkon për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Deshta me shkru qe vartesi i Avdullah Hotit ka marre vendim vet per komunat e veriut, por kuptova qe ka shume gabime logjike ne ate formulim. Sepse

1. Qeveria Koti varet nga Beogradi

2. Hoti eshte ne te vertete vartes i Rakiqit.

3. Qeveria eshte vartese e Listes serbe.

 

Do te ishte komike kjo qeveri, po te mos ishte kaq tragjike cka po i shkakton vendit. Imagjinoni se c’kancer i kane futur Republikes ky Klub i Stervjetruar Politik:

 

1. Ne dialog kane futur shumicen e dyfishte (Nuk ka ndryshime te rendesishme pa pajtim te pales serbe)

2. Ne dialog kane krijuar nje pale serbe qe perfaqeson Beogradin, jo komunitetin serb ne Kosove.

Lexo po ashtu:  Kurti: Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar. 

3. Ne vend jane larguar nga legjitimiteti popullor cka i ka bere edhe me te varur nga kjo Liste serbe, bash per secilen vote.

Te kurthuar ne keto rrethana Rakiqi merr vendim si zv.kryeminister i qeverise se Kosoves kunder Kosoves e Avdullahi shkon per njohje reciproke, sic thote ai. I pari praktikisht merr vendime, i dyti flet per aspirata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *