Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ditën e diel në vend. Bazuar në të dhënat e KQZ, 17 komuna në Kosovë tashmë e kanë një fitues, ndërsa 21 të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të balotazhit. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkoj në balotazh në 12 komuna në nivel vendi, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë katër komuna; Mitrovicën, Ferizajn, Hanin e Elezit, Skenderajn. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna Deçan dhe Suharekë. Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna Lipjan dhe Pejë. Fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte.

Befasia e rezultatit të deritanishëm është lëvizja “Vetëvendosje” e kryeministrit Albin Kurti, e cila nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e parë.

Lexo po ashtu:  Wolfgang Petritsch: Nëse serbët e Kosovës dalin ne zgjedhjet e Serbisë edhe shqiptarët e Luginës kanë të drejtë të dalin në zgjedhjet e Kosovës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *