Edi Rama ka gjetur mënyrën më të shëmtuar për ti ardhur në ndihmë sivëllait të tij Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet farsë që ky i fundit po zhvillon në Serbi. 9 parti kryesore opozitare i kanë bojkotuar ato dhe i kanë bërë thirrje zgjedhëzve të tyre nga e majta në të djathtë të mos shkojnë në votime, si shkak i regjimit autokratik, kapjes së mediave dhe mbytjes së demokracisë në vend.

Ashtu si edhe në Tiranë propaganda e regjimit serb ka qenë të nxisë opozitën fallco dhe të përkrahë ato që quan shumicën e 21 listave që konkurojnë. Qëllimi i regjimit serbë është të ruajë njëkohësisht fasadën demokratike dhe të shtojë pjesmarrjen në zgjedhje. E pikërisht këtu i ka ardhur në ndihmë me aq sa mundet edhe Edi Rama i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në këtë teatër demokratik.

“Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë” ka shkruar ai në një shenim ne Twitter.

Lexo po ashtu:  “Grekët e shqiptarët, një popull!”

Se sa mund të arrijë një minorancë etnike në kushtet e mungesës së demokracisë dhe sundimit të një regjimi, kjo është një gjë e ditur. Por qëllimi i Ramës duket se nuk është ky, por ti shërbejë propagandës të autokratit serb, që njësoj si këtu në Tiranë tenton tua shesë qytetarëve sapunin për djathë.

Mesazhi i Rames 

Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë.  Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *