Teresa Reiter – Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe?

Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropian u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim si Rusia apo Turqia, konsiderohet në një farë mënyre e pranueshme, kur ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka bërë në Tuiter urimet e veta, duke thënë se rezultati “është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe efektivitetit tuaj”, si dhe duke i kërkuar Vuçiqit të “shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Serbisë dhe për të mirën e njerëzve, edhe të të mundurve. Sa më shumë pushtet, aq më shumë përgjegjësi”. Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte gjithashtu në mesin e atyre që bënë urime.

Lexo po ashtu:  Tregtia gjermane vazhdon rritjen / Kalon pritshmëritë, rrit shpresat për rimëkëmbje të fortë ekonomike

Për më shumë se një dekadë, përfaqësuesit e BE kanë ndjekur të njëjtin model. Ata predikojnë rëndësinë e vlerave të BE, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin perëndimor, edhe pse mbështesin politikanë si Vuçiqi, i cili i trajton këto vlera me një përçmim të dukshëm.

Shtrëngimi i kontrollit të Vuçiqit mbi Serbinë nuk ndodhi brenda natës. Ai u ndërtua në pjesën më të madhe të një dekade, gjatë së cilës ai u përqafua, si shpresa e BE-së, për një Serbi Evropiane.

Kuptohet, këto mesazhe të përziera kanë kontribuar në ngecjen e reformave dhe një erozion të besimit të qytetarëve në Serbi dhe gjetkë në rajon ndaj BE-së, ku qeveritë perëndimore kanë bërë gjithashtu një sy qorr ndaj sjelljeve jodemokratike, në emër të stabilitetit politik.

E megjithatë, udhëheqësit evropianë shohin të habitur kur shtete bëjnë pak ose aspak progres me reformat demokratike, dhe e tiketojnë rajonin një “minë me sahat”, që nuk është gati të hyjë së shpejti në BE.

Lexo po ashtu:  Babai i Memli Krasniqit (PDK), Milazim Krasniqi (LDK) hapur kundër Albin Kurtit

Arsyeja prapa këtij cikli marramendës nuk është dhe aq mister. Eshtë hipokrizia evropiane.

“Nëse BE vazhdon të ofrojë një pamje të zbukuruar të situatës në Serbi dhe të përdor një gjuhë të paqartë, ajo vetëm do të kontribuojë në rënien e mëtejshme të ndjenjave pro-BE dhe do të dekurajojë më tej forcat vërtet demokratike dhe reformiste,” deklaroi partia opozitare e Serbisë Platforma Qytetare , e cila bojkotoi zgjedhjet e së dielës, në raportin e saj mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit.

Fjalët e tyre duhet të jenë një paralajmërim për liderët e Evropës. Rreziku që BE të dëmtojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor është shumë real.

Politikat tona dyfytyrëshe ballkanike do të kthehen për të na kafshuar. Sa herë që zgjedhim stabilitetin në vend të transformimit sistemik në Ballkanin Perëndimor, ne dëmtojmë investimet në rajon dhe sigurinë tonë – për të mos përmendur të ardhmen e miliona evropianëve në Ballkanin Perëndimor.

Ata që ne i quajmë “shtete të vështuar”, janë në fakt shtete që ne i kemi lënë në baltë. Në vend që të ankohemi për mungesë progresi, apo të riciklojmë qasje të vjetra në një “strategji të re për Ballkanin”, apo të bëjmë stivë kritere të reja për anëtarësimin në BE, Bashkimi Evropian ka nevojë të rishikojë të gjithë qasjen e vet.

Lexo po ashtu:  Osmani: Për inate politike kjo Qeveri po mban ligjet e Kuvendit në sirtar, unë nuk do ta përjashtoj asnjë deputet nga seanca

Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tek dhe ta bëjnë këmbënguljen për zbatimin e standarteve dhe vlerave të BE, një komponent themelor të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani PErëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon.

Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës. Mbështetja duhet të rezervohet për forcat prodemokratike, që luftojnë për të drejta dhe liri individuale, dhe transformojnë trajektoren e vendit të tyre.

BE nuk duhet të mbështesë udhëheqës si Vuçiq, që të skalitin në gur status quo-në. Ndryshimi do të kërkojë këmbëngulje, integritet dhe mbi të gjitha, kurajë.

Teresa Reiter është drejtuese e komunikimit në Forumin Evropian Alpbach dhe një ish-këshilltare politik për çështjet e jashtme dhe evropiane, mbrojtjen, migracionin dhe bashkëpunimin për zhvillim në parlamentin austriak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *