Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat.

Google është duke testuar një metodë të re për shitjet e shërbimeve në formë abonimi me një numër të kufizuar zhvilluesish i cili do ti lejojë konsumatorët të blejnë një abonim nga Play Store pa pasur nevojë të instalojnë aplikacionin fillimisht.

Lajmi u raportua nga TechCrunch dhe Google është duke testuar mjetet e reja të cilat mbërritën me Android 11. Opsioni i ri do të rrisë blerjet proaktive përmes Play Store.

Për shembull nëse keni instaluar një aplikacion i cili ka një abonim me pagesë, ju nuk keni pse të shkoni edhe njëherë përmes procesit të regjistrimit dhe konfirmimit të pagesës brenda aplikacionit.

Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat. Shumë aplikacione në Play Store përdorin taktika mashtruese duke i manipuluar përdoruesit të shkarkojnë një aplikacion e të paguajnë çmimet e kripura përpara se ti përdorin.

Lexo po ashtu:  Aplikacioni i ri i Facebook kërkon të parashikojë të ardhmen

Në Prill Google ishte shprehur se do të shtrëngonte masat për abonimet brenda aplikacioneve dhe bërë më të lehtë ti anullojnë ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *