Merr fund makthi i 37-vjeçarit Ahmed Ben Daoud, i cili zhytej çdo ditë në lumë në kërkim të trupit të vajzës së tij.

Trupi i Hafsa, 15-vjeçarja e cila u mor nga lumi në San Pietro në Itali më 1 shtator, u nxorr nga uji mëngjesin e djeshëm.

Identifikimi i trupit u bë pasditen e sotme falë punës së mjekësisë ligjore.

Kufoma u gjet kur një polic në pension po peshkonte në zonën në fjalë, ndërsa indentifikimin e 15-vjeçares e bëri vetë i ati i saj.

Hansa, me origjinë marokene, jetonte prej 10 vitesh në Itali, ndërsa I ati që nga dita e tragjedisë nuk rreshti kurrë së kërkuari trupin e vajzës.

Madje, i ati, me paratë e papunësisë kishte blerë një dron për të monitoruar nga ajri lumin Adda me shpresën se do e gjente kufomën e vajzës së tij.

Sapo mësoi se ishte gjetur një trup nxitoi për të mësuar të vërtetën.

“Doja shumë të ishte ajo, doja ti thoja lamtumirë, ta përqafoja për të fundit herë e pastaj të shpresoja se do të rikthehesha të jetoja duke ditur se e bëra deri në fund detyrën time si baba. Vetëm atëherë do të gjeja paqe”, ka thënë 37-vjeçari, citojnë mediat italiane.

Lexo po ashtu:  Dua bukë për fëmijët, më ndihmoni: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kacake të Kosovës. Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”

Trupi u tërhoq nga familjarët, ndërsa ceremonia mortore me shumë mundësi do të kryehet në Marok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *