Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, nuk ka folur as edhe një fjalë në konferencë për media për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, atë kundër Interit.
Pas dy ndeshjeve, Reali gjendet e fundit në tabelë me vetëm një pikë, por Zizu thotë se para vetes kanë një tjetër finale, atë kundër Huescas në La Liga dhe më pas do të përgatiten për sfidën me ekipin e Antonio Contes.

“Nuk po mendojmë për ndeshjen e së martës, finalja për ne është nesër. Ne duhet të mendojmë ditë pas dite e jo për më vonë, apo se çka po bëjmë sot e çka kemi bërë dje. Nesër kemi një finale dhe kaq, jemi të fokusuar për nesër, nesër për ne është një finale”.

Ai ka folur edhe për rikthimin e Eden Hazard. “Hazard është mirë, është stërvitur mirë dhe jemi të lumtur, ai ndihet mirë. Natyrisht kur dikush lëndohet, nuk është në fushë, nuk është me shokë, është e komplikuar. Sepse lojtarët duan të jenë me shokët e tyre në fushë. Tani gjithçka është mirë, shpresojmë që shumë shpejt mund të jemi të gjithë së bashku”, shtoi mes tjerash Zizu. Dani Carvajal, Alvaro Odriozola dhe Martin Odegaard vazhdojnë të mungojnë për shkak të dëmtimeve.

Lexo po ashtu:  Statuja e Majlinda Kelmendit të vendoset në ndonjë shetitore ose në Aeroportin e Prishtinës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *