Zjarret e pyjeve janë zjarre në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejt dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, lagjet e pabanuara dhe zonat deri tek të cilat është e vështirë të arrihet.

Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit.

Zjarret mund të shkaktohen nga dukuritë natyrore, si goditja e rrufesë (ky lloj është më i rrallë) dhe nga dora e njeriut.

  • Rastësisht (lidhja e shkurtër, ngrohja e makinës, shkëndijat e shkaktuara gjatë punës).
  • Ndezja e paqëllimshme (sjellja me papërgjegjësi në piknik dhe hedhja e materialeve të ndezshme).
  • Shkaktimi i zjarrit me qëllim nga dora e njeriut dhe kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj për mbrojtjen nga zjarri. Fatkeqësisht, këto janë edhe disa nga shkaqet më të shpeshta.

Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

Për të zvogëluar rreziqet nga zjarri këshillohet:

  • Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.
  • Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane aponë sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.
  • Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.
  • Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.
  • Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.
  • Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.
  • Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.
Lexo po ashtu:  Kriminelët serbë sulmojnë me armë të gjata Policinë e Kosovës, lëndohet njëri prej tyre

Mos shuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje prandaj, asnjëherë mos e hidhni atë nga automjeti kur jeni në lëvizje.

Kur jeni në natyrë shuani gjithnjë bishtat e cigares.

Nëse shtëpia juaj gjendet brenda ose në afërsitë pyllit ju duhet :

  • Të prisni shkurret e ulëta dhe të pastroni barin e thatë, gjethet, degët e vogla në një diametër prej 20 metrash rreth shtëpisë.
  • Të mirëmbani oborrin, të largoni gjethet e thata dhe degët. Mos lejoni që degët të prekin muret e shtëpisë, çatinë apo ballkonin.
  • Të mos mbani materiale të ndezshme dhe karburant në afërsi të shtëpisë.
  • Të siguroni aparatet përkatëse kundër zjarrit dhe të bëni rregullisht testimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Të siguroni çezmat me ujë dhe zorrët e ujit me gjatësi të mjaftueshme për të mbuluar fushën tëcilën do ta mbroni, si edhe rezervuarët me ujë dhe me pompë joelektrike.

Nëse zgjerohet zjarri ndaj shtëpisë suaj:

  • Mos humbni vetëdijen.
  • Të gjitha materialet e ndezshme/ndezëse të cilat gjenden në afërsi të shtëpisë vendosini në vende të mbyllura dhe të mbrojtura, që të mos shkaktoni përhapje më të madhe të zjarrit;
  • Mbyllni të gjithë sjellësit për gaz ose lëndë djegëse në afërsi të objektit.
  • Bëni të mundur kalimin e automjeteve të zjarrfikëseve.
  • Ndizni dritat brenda ose jashtë për t’u shtuar dukshmëria gjatë përhapjes së tymit,nëse dukshmëria është zvogëluar.
Lexo po ashtu:  Thënie me shumë vlerë nga Ismail Kadare

Nëse zjarri është afër shtëpisë suaj:

  • Mos e braktisni shtëpinë nëse nuk jeni plotësisht të bindur se keni të tjera mundësi strehimi të sigurt. Mundësia e mbijetesës në objektete banimit të cilat janë ndërtuar nga materiale te pandezshme është e madhe, prandaj duhet të hyjnë brenda të gjithë anëtarët e familjes, kafshët shtëpiake/bagëtia e imët.
  • Mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert, bllokoni të gjitha vendet e hapura me pëlhura të njomura.
  • Largoni perdet nga dritaret.
  • Lëvizni mobiliet në drejtim të pjesës së brendshme të shtëpisë.
  • Mbyllni të gjitha dyert brenda shtëpisë.
  • Mblidhni rezervat e ujit.
  • Mblidhuni të gjithë në një vend.
  • Merrni me vete llambat me bateri që do t’u duhen në rast se do të ndërpritet rryma elektrike.

Kur shuhet zjarri:

  • Dilni nga shtëpia dhe menjëherë shuani zjarrin në vendete tjera ku ka mbetur.
  • Sigurohuni që të gjitha vatrat e zjarrit të jenë shuar, pasi ekziston mundësia e pranisë së zjarreve të vogla në afërsi të ndërtesës apo rrezikui rindezjes.
Lexo po ashtu:  Dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë pas dhunës në Kongres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *