O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn’ e njerëzisë
Dhe mas’ e peshë s’ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.

Moj po me ç’sy e me ç’faqe
Më qasesh prap’ e më çfaqe?

Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!

Ata sy të zgurdulluar
T’i shoh, o e mallëkuar!

S’je e verbërë, si thonë,
Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë,
S’je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.

Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes’ e zëmërligë.

Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç’na ke gënjyer!
Njeri s’të ka trashëguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s’të ka qëndrim fati.

Jakë, se jam dëshëruar
E më s’e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.

Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?

– Naim Frashëri /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë për adhuruesit e astronomisë, një hënë e re e vogël është zbuluar për tokën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *