Edhe ky vendim i fundit u prit me kritika sepse lë përdoruesit pa pagesë të shërbimit të ekspozuar ndaj sulmeve dhe fushatave të hakimit.

Nëse dëshironi që telefonatat tuaja në Zoom të bëhen më të sigurta, me shumë gjasa duhet të paguani.

Kompania zbuloi planet për të ofruar enkriptim më të lartë për ata që paguajnë si konsumatorë individualë, sipërmarrje e institucione si shkollat por jo për llogaritë pa pagesë.

Planet e kompanisë mund të ndryshojnë por ky mbetet objektivi kryesor i kompanisë. Që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, lulëzoi popullariteti i Zoom por njëherazi u kritikua për sigurinë e dobët të video konferencave.

Edhe ky vendim i fundit u prit me kritika sepse lë përdoruesit pa pagesë të shërbimit të ekspozuar ndaj sulmeve dhe fushatave të hakimit.

Me pak fjalë privatësia e përdoruesit pa pagesë ka më pak rëndësi për kompaninë. Nëse është problematike ose jo qasja e Zoom mbetet për tu zbuluar por një privatësi e lartë në internet mbetet më shumë një e drejtë sesa shërbim.

Lexo po ashtu:  Shkrimtarja Mizuho Ota rrëfen për udhëtimin në Shqipëri: Më vjen keq që u ktheva në Japoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *