Telefonatat falas nuk do të enkriptohen dhe agjencitë ligj-zbatuese do të mund të aksesojnë informacionet tuaja në rast të keqpërdorimit të platformës.

Nëse jeni përdorues pa pagesë i Zoom dhe po prisni që kompania të ofrojë enkriptimin fundor për mbrojtje më të mirë të telefonave, atëherë jeni të pafat.

Telefonatat falas nuk do të enkriptohen dhe agjencitë ligj-zbatuese do të mund të aksesojnë informacionet tuaja në rast të keqpërdorimit të platformës.

CEO i Zoom Eric Yuan ditën e sotme tha se aplikacioni i video konferencave do të ofrojë enkriptim fundor vetëm për përdoruesit me pagesë. Pasi bëri publike financat e kompanisë për tre muajt e parë të 2020-ës, Yuan tha se këtë opsion do ta rezervojë vetëm për përdoruesit me pagesë ndërsa ata falas do të mbeten pa të në mënyrë që kompani të punojë me agjencitë ligj-zbatuese në rast të keqpërdorimit të shërbimit.

Në të kaluarën platforma me enkriptimin fundor si WhatsApp janë përballur me kritika të shumta sepse autoritetet e kishin të pamundur të gjurmonin dhe identifikonin mesazhet problematike.

Lexo po ashtu:  Ernest Hemingway

Zoom dëshiron të shmangë këtë pozicion dhe të qëndrojë në përputhje me ligjet lokale në mbarë botën. Shefi për sigurinë pranë kompanisë Alex Stamos tha se kështu ata që fyejnë të tjerët, përhapin gjuhë të urrejtjes dhe abuzojnë me fëmijët nuk do të jenë të mbrojtur nga enkriptimi fundor.

Në Mars u mësua se Zoom nuk përdorte enkriptim fundor edhe pse në uebsajt e pretendonte diçka të tillë. Zoom më pas qartësoi situatën duke kërkuar falje. Muajin e kaluar bleu startupin Keybase.io, një shërbim enkriptimi për të integruar teknologjinë e tyre në Zoom.

Sipas pasqyrave financiare për tre muajt e parë të 2020-ës, Zoom u rrit me 169% në të ardhurat. Sot ka mëse 300 milionë përdorues ditorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *