Zvicra ka autorizuar vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, që është injeksioni i parë i miratuar për përdorim në vend. “Të dhënat e disponueshme deri më tani tregojnë një nivel të lartë të efektshmërisë në të gjithë grupmoshat e hetuara, e për rrjedhojë përmbush kërkesat e sigurisë”- deklaroi rregullatori i barnave në Zvicër, duke shtuar se vaksina nuk mund t’i jepet ende askujt poshtë 16 vjeç.

Zvicra ka nënshkruar më parë kontrata me kompanitë për dërgesën e 3 milionë dozave. Dërgesa e parë prej rreth 100,000 doza do të mbërrijë këtë vit dhe pakot më të mëdha do të ndjekin, sipas zyrës Federale të Shëndetit Publik. Vaksinimi i njerëzve në grupet e cënuara do të nisë gjithashtu në Dhjetor. Miratimi i vaksinës nga Zvicra vjen pas Britanisë, SHBA dhe Kanadsë, ndërkohë që rregullatorët e Bashkimit Europian do të takohen javën e ardhshme për të vendosur.

Ndryshe nga SHBA dhe Britania, që kanë zhvilluar autorizime emergjencë, rregullatorët në BE dhe Zvicër kanë rishikuar vaksinën për një autorizim të kushtëzuar të marketingut. Ky process kërkon një nivel më të lartë të provave, sipas autoriteteve. Qeveria e Zvicrës lajmëroi ditën e Premte se do të mbyllë restorantet dhe qendrat e zbavitjeve, për të frenuar infeksionin. Shteti prej 8.5 milionë njerëz ka raportuar 4,479 infeksione të reja në 24 orët e fundit dhe ka mbi 6,000 vdekje në total.

Lexo po ashtu:  Qeveria e Kosovës shkarkoi Bordin e ndërmarrjes “Trepça”

Zyra e Shëndetit Publik deklaroi se vaksinat e Moderna dhe AstraZeneca ndodhen gjithashtu në procesin e miratimit të rregullatorëve dhe injeksioni i firmës britanike nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm deri në mes të vitit të ardhshëm.

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *