Gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga problemet me stomakun. Puna e ngadalësuar e traktit digjestiv, kapsllëku dhe metabolizmi i keq e mundojnë çdo të tretin person

Mjekët si zgjidhje rekomandojnë përdorimin e rregullt të këtyre tre çajeve.

Ata kanë efekt të volitshëm në organet e tretjes, qetësojnë lukthin dhe eliminojnë fryrjen.

Sena (Sennae folium) është bimë tropikale e cila zakonisht përdoret për shkak të cilësive laksative. Përbërësit aktivë të fletëve të saj ndikojnë në zorrët tona, kurse fletët nxisin punën e tyre dhe ndikojnë si laksativ.

Çaji i senas nxit kontraktimin e zorrëve dhe në këtë mënyrë edhe tretjen.

Pos fletëve të gjelbra dhe të thata, si laksativ mund të përdoret edhe fryti i kasias. Vetë fryti përmban më pak përbërës aktivë dhe ka ndikime të buta.

Për problemet me kapsllëkun sena tashmë një kohë të gjatë është në përdorim, mirëpo me rastin e përdorimit duhet patjetër të respektohen udhëzimet, assesi nuk bën të kapërcehet doza ditore dhe është e rekomanduar për përdorim afatshkurtër, sepse mund të shkaktojë dhembje në stomak dhe të dëmtojnë florën e zorrëve.

Lexo po ashtu:  9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët dhe si mund ta rregulloni

Nëse vuani nga kapsllëku, fryrja apo keni lukth të irrituar, çaji i koprës është mënyra më e mirë për përmirësimin e tretjes. Ai ndikon në atë mënyrë që vaji esencial në të ka përqendrim të lartë estrogjeni i cili relakson muskujt e zorrëve dhe nxit ngërçet dhe gogësitjet.

Çaji i koprës gjithashtu ndikon edhe në simptomat e zorrëve irritabile, siç janë fryrja, ngërçet, ënjtjet apo diarreja.

Është shumë efikas në zvogëlimin e nivelit të thartirës në traktin gastrointestinal, prandaj mund t’i kundërvihet shkëlqyeshëm baktereve të pranishme në zorrë.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është plot antioksidant dhe për shkak të përqendrimit të lartë të katehinës që ka në vete mund të vrasë Helicobakeri pylorin, i cili shkakton të thatin në lukth.

Çaji i gjelbër shkatërron bakteret e këqija por duke mos shkatërruar bakteret e mira të cilat ndikojnë në punën e rregullt të zorrëve.

Konsumimi i këtij çaji është mënyra më e sigurt e shërimit të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *