Takime me bashkatdhetarë

Zyra e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri do të jetë e hapur për takime me bashkatdhetarë çdo ditë, prej orës 10:00 deri në orën 13:00, dhe prej orës 16:00 deri në orën 18:00, nga dita e hënë, 22 korrik, deri ditën e premte, 26 korrik.
Aty do të jenë disa nga përfaqësuesit e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, të cilët do t’i presin bashkatdhetarët për të diskutuar lidhur me çështje si e drejta e votës dhe pjesëmarrja në zgjedhje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, kostoja e biletave gjatë udhëtimit për në atdhe, njohja e sigurimit të automjeteve, mësimi i gjuhës shqipe në vendet pritëse, çështje që lidhen me remitancat dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri, pensionet dhe sigurimet shoqërore, si dhe tema të tjera me interes për shqiptarët që vinë këtë verë për vizitë në vendin e tyre.

Ju mirëpresim!

Lexo po ashtu:  Lëshimi i sallës nga familjarë të t’pagjetunve për shkak të pranisë së N. Kandiç, nuk është marre, është reaksion psikologjik i traumës - Marren si shoqni dhe si shtet majeni për vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *