Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj coronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekje e nga virusi.

Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrativën zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta vdekjeje. Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali informon se vdekjet për shkak të CoVid 19 në Itali janë vetëm DY. Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera, të cila e CoVid 19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes,

Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj. Gratë janë vetëm 25.8%. Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë patur patologji të tjera, tha në një konferencë për shtyp, kreu i Institutit, Silvio Brusaferro.

Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur dhe se modeli i karantinës është në thelb i gabuar dhe tërësisht i dëmshëm.

Lexo po ashtu:  Inserte nga intervista me Rexhep Selimin, botuar në Koha Ditore, 1 korrik 2005, faqe 19:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *