Presidenti rus Vladimir Putin po mashtrohet nga këshilltarët e tij, pasi janë shumë të frikësuar për t’i thënë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat e Putinit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për dështimet e ushtrisë së tij në Ukrainë gjatë muajit të fundit, shkruan BBC.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield tha se SHBA-të kishin informacione se Putin “u ndje i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo kishte rezultuar në “tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.

Lexo po ashtu:  Së paku katër të vdekur nga trazirat në Washington

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *