Ulrich Kelber, zyrtari i qeverisë gjermane për mbrojtjen e të dhënave, paralajmëroi zyrtarët federale që WhatsApp mund të mos jetë i sigurt. Sipas tij, përmes dërgimit të mesazheve mund të merren të dhëna të ndryshme për personin.

Letra e Kelberit me këtë paralajmërim iu dërgua të gjitha ministrive federale të Gjermanisë. Ai është shprehur se të gjitha të dhënat e mbledhura pas dërgimit të mesazheve, WhatsApp mund t’i transferojnë tek pronari i saj, e cila është kompania Facebook. Pra, mund të jenë adresa IP, informacione rreth vendndodhjes së përdoruesit, koha e dërgimit të një mesazhi dhe të dhëna të tjera.

Bazuar në këto të dhëna, mund të hartohet një profil mjaft i detajuar i një personi që do të përmbajë informacione jo vetëm për profesionin ose situatën financiare, por edhe për shëndetin.

“Në lidhje me këtë, unë rekomandoj që përdorimi i WhatsApp nga autoritetet federale të përjashtohet,” citohet një fragment nga letra e zyrtarit. (ordonews)

Lexo po ashtu:  Rregullat për bagazhin e dorës në avion tashmë kanë ndryshuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *