Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se sikur të kishte qenë e lehtë nuk do të kishte patur nevojë për Lëvizjen.

Ai tutje shprehet se, sikur të kishte qenë lehtë nuk do të kishin ndodhur mijëra arrestime të Vetëvendosjes, nuk do të ishin vrarë Moni, Arbeni e Astriti dhe nuk do të ishin përndjekur të tjerët.

Sipas tij, Vetëvendosje është rritur në vështirësi e sakrifica dhe është kalitur e përgatitur për fitore.

Postimi i plotë:

Sikur të kishte qenë e lehtë nuk do të kishin ndodhur me mijëra arrestime të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk do të ishin vrarë Moni, Arbeni dhe Astriti, nuk do të ishin përndjekur me mijëra të tjerë … Sikur të kishte qenë e lehtë nuk do të kishte patur nevojë për një Lëvizje si Vetëvendosja. Lëvizja ekziston dhe është rritur në vështirësi e sakrifica, por edhe është kalitur e përgatitur për fitore. Pavarësisht mbrapaskenave, sërish me vështirësi e sakrifica, fitoret do të vinë …

Lexo po ashtu:  Kroacia paralajmëron Shqipërinë: "Kroacia nuk ka nevojë për atë lloj marrëdhëniesh, që po bëjnë Serbia me Shqipërinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *