Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar sërish kundër gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një paraqitje të fundit televizive, ka thënë se nuk ishte bashkëpunëtor i sigurimeve sekrete.

Haxhiu tha se gjithnjë ishte dëshmitar i vogël dhe i parëndësishëm në ngjarje të rëndësishme. E sipas Zaimit, përmendja e 70 emrave të personave të përveçëm nga Haxhiu, është “sëmundje profesionale informatorësh”.

Anëtari i Vetëvendosjes ka thënë se Haxhiu dhe presidenti i ruajnë “sekretet” e shefit të UDB-së”.

Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Gjatë gjithë emisionit ai, midis shumë inkonsistencave që shkaktoi, u kujdes megjithatë të theksonte faktin se nuk ishte bashkëpunëtor sigurimesh sekrete, brez pas brezi. Tha se familjarët e tij ishin vrarë e burgosur, se babanë ia izolonin sa herë vinte Tita në Kosovë, tha se në 30 vite karrierë asnjë shkrim nuk e ka me “shkarje kombëtare”, se ka qenë prezent në shumë ngjarje të rëndësishme, asnjëherë si protagonist, gjithnjë si dëshmitar i vogël, gati i parëndësishëm. Tha se kështu vazhdon të jetë dhe sot. Tha se ata që qëndrojnë në idetë e tyre politike janë mashtrues, e ata që i ndërrojnë sipas vaktit, ata janë të sinqertë si ai.

Lexo po ashtu:  Respekt/ Kandidati për kryetar të Serbisë shkon në Prekaz për homazhe

Por, për dy orë emision përmendi mbi 70 emra personash të përveçëm, si duket sëmundje profesionale informatorësh.

Ndër të tjera, padashje, tha 2 gjëra, dhe po e citoj

“Pjesa më e dinjitetshme e jetës sime, nëse kam patur ndonjëherë dinjitet politik dhe kombëtar, ka qenë takimi me Stanishiqin. Por fatkeqësisht aty nuk kam qenë vetëm unë…”

dhe pak më vonë

“Me Presidentin njihem prej 30 vitesh, por të dy ne i ruajmë rezervat tona për sekretet e tij”.

Pra, që nuk ishte vetëm ai në takim me shefin e UDB-së e konsideron fatkeqësi, si dhe sekretet e atij (njëjës) i ruajnë ata të dy (shumës).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *