Shkruan: Gëzim Mekuli
Njohës i mediave dhe retorikës

Në kohën ku lufta dhe paqja qëndrojnë pezull mbi kokën e një populli, media duhet të jetë mburojë, jo shpatë kundër tij. Megjithatë, në Kosovë, duket se disa media shqipe kanë zgjedhur një rrugë të errët, duke bashkëtingëlluar me propagandën e Beogradit.

Deklarata absurde e gazetarit serb Branislav Kërstiq, që pretendonte se gruaja e Kryeministrit Albin Kurti punon dhe jeton në Beograd, është një shembull i fundit i kësaj taktike. Dhe çfarë ndodh pas këtij lajmi të bujshëm? Një “falje” e vonuar dhe e pamjaftueshme. Por siç ndodh shpesh, demtimi është bërë – lajmi i rremë mbetet i ngulitur, ndërsa kërkimfalja kalon pa zhurmë.

𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐠𝐨𝐝𝐞𝐭, 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐟𝐚𝐥𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞̈𝐝𝐡𝐞𝐥𝐞̈

Spin-doctorët politik, këta zanatqi të errët të manipulimit, e dinë mirë këtë formulë: hedh një gënjeshtër në hapsirë, shiko se si merr zjarr dhe pastaj ofro një kërkimfalje të zbehtë. Në këtë mënyrë, publiku bombardohen me lajmin fillestar dhe e vërteta mbetet një shënim i vogël në fund të faqes. Ky model nuk është i ri. Në vitin 2016, gjatë fushatës presidenciale amerikane, lajmet e rreme për lidhjet e Hillary Clinton me një rrjet pedofilësh në “Pizzagate” u shpërndanë masivisht. Kur u vërtetua se ishte një trillim i plotë, dëmi tashmë ishte bërë. Pavarësisht kërkimfaljeve, shumë njerëz ende besojnë në këtë teori konspirative.

Lexo po ashtu:  𝐌𝐨𝐬 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐧𝐢 𝐌𝐲𝐫𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐬𝐚𝐥𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐬𝐚𝐝𝐞̈: 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐡𝐞𝐫𝐨𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐛𝐨𝐬𝐡𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞

𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐞̈𝐧 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣

Sot, situata në Kosovë është më e brishtë se kurrë. Ja, dy bomba u hodhën sot mbi policinë tonë në veri të Mitrovicës; një tjetër akt terrorizmi që tregon se Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet e saj destabilizuese kundër Kosovës sonë të dashur. Por, në vend që të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresori të përhershëm, disa media shqiptare, të Prishtinës dhe Tiranës, duket se kanë zgjedhur të jenë jehona e zërit të moçëm të Beogradit. Lajme si ai i Kërstiqit nuk janë të rastësishme; ato janë pjesë e një fushate të qëllimshme për të dobësuar qeverinë e Kosovës dhe për të krijuar konfuzion në opinionin publik.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
A mund të imagjinoni që në prag lufte, media britanike do të përhapte propagandën naziste? Apo që gjatë pushtimit të Irakut, media amerikane të mbështeste retorikën e Saddam Husseinit? Jo, sepse popujt që e kuptojnë seriozitetin e situatës i mbajnë mediat të përgjegjshme dhe i shohin si mbrojtëse të interesit kombëtar, jo si shërbëtore të armikut.

Lexo po ashtu:  Divorc pa letra me BE-në

𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐚𝐥𝐞̈ 𝐭𝐫𝐨𝐣𝐚𝐧

Sot, Kosova është në prag të rrezikut nga Serbia e moçme, një shtet që bashkë me aleatët si Putini, e përdor gazetarinë si një armë hibride.

Propaganda është më e fuqishme se një ushtri. Një fjali e thënë nga një gazetar mund të godasë më shumë se një predhë mortaje. Të lejojmë që media shqiptare të flirtojë me propagandën serbe është sikur të ftojmë armikun brenda mureve të kështjellës. Dhe kjo nuk është një metaforë e zbukuruar; është një realitet i rrezikshëm që po përjetojmë çdo ditë si shqiptarë, si njerër e si popull politik.

𝐒𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐣𝐭 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐛𝐞𝐬𝐚

Liderët e mëdhenj historik kanë njohur fuqinë e medias dhe rrezikun e saj kur ajo bëhet vegël e armikut. Winston Churchill e quante median e dobët një “𝒌𝒂𝒍𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒃𝒆𝒔𝒆̈ 𝒒𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒐𝒅𝒆𝒕 𝒑𝒂𝒔 𝒔𝒉𝒑𝒊𝒏𝒆”. Edhe Abraham Lincoln, në mes të luftës civile, kritikoi ashpër gazetat që përhapnin propagandën e Konfederatës. Ata e kuptuan se media duhet të jetë një forcë për liri dhe drejtësi, jo një instrument i armiqve të demokracisë.

Lexo po ashtu:  Populli gati në mbrojtje të demokracisë, votës së ndryshimit dhe kundër klasës së korruptuar politike - Nuk ka kthim prapa!

𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈

Kosova jonë e dashur nuk mund të lejojë të ketë media që, në vend të ndihmojnë për të ndriçuar të vërtetën, mbjellin errësirë, frikë, panikë dhe konfuzion. Një shtet që përballet me kërcënime fashiste të vazhdueshme, media duhet të jetë mbrojtëse e paepur e interesave kombëtare, jo një zë i dreqit e i huaj që përçon sall propagandë e rrena të maskuara si lajm.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Në këtë kohë kritike, kur retë e luftës po grumbullohen mbi Kosovë, ne duhet të pyesim: a do të vazhdojmë të tolerojmë mediat/gazetarët dhe analistët që bashkërendisin propagandën me armikun, apo do të kërkojmë një mbrojtje të vërtetë të demokracisë dhe lirisë? Dhe nëse ne nuk ndërmarrim veprime syhapëse tani, kush do të jetë viktima e radhës e këtij dezinformimi të rrezikshëm?

Kosova le ta themelojë pra ‘Qendrën e Zbulimit të Dezinformatës dhe lajmit të Rremë’; sot e jo nesër!