Komisioni i buxhetit i Bundestagut gjerman ka miratuar sot një kontratë prej gjashtë miliardë eurosh për blerjen e luftanijeve “MKS 180”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për anijet luftarake “MKS 180” nga kantieri i anijeve holandeze Damen.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paemërtuar.

Po sipas Reuters, i njëjti burim ka deklaruar se Komisioni aprovoi gjithashtu 2.8 miliardë euro fonde për kontratën me Airbus për modernizimin e radarit të pjesës më të madhe të flotës shtetërore të aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Lexo po ashtu:  Edi Rama: Ja si lindi Karantina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *