Tifozat Kuq e Zi (TKZ) nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës. Rëndësia e ndeshjes ka bërë që grupimi historik i tifozëve të Kombëtares të mblidhet pranë stadiumit për të mbështetur ekipin dhe parë sfidën së bashku me mijëra të tjerë.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në një njoftim të fundit, TKZ thonë se do jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek lulishtja e “Vëllezërve Frashëri” dhe do shohin ndeshjen nga një ekran i madh.

“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

Hapësirë e sponsorizuar

Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, njofton TKZ.

Lexo po ashtu:  Rron Gjinovci shoqërohet në Polici

Prej muajsh TKZ është në një “luftë” me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për shkak se ultrasit dolën kundër bashkorganizimit të Euro 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia.

Prej atij kundërshtimi FSHF nuk siguroi më sektorin e dedikuar për TKZ në stadium, ndërsa tifozët nuk kanë gjetur edhe biletat që më herët i kishin të siguruara për anëtarët.

Në të tilla kushte “lufte” mes TKZ-së dhe FSHF-së, është Kombëtarja e shqiptarëve që humbet zërin më të madh të mbështetjes në stadium.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com