Gëzim Mekuli
(Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës)
Në një vend ku gazetaria duhet të jetë shtylla e katërt e demokracisë, në Kosovën tonë të dashur, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shndërruar në një simbol të dështimit, një kukull që lëvizet nga fijet e oligarkëve, nga retorika e ulët e opozitës, dhe nga një mentalitet i vjetër UNMIK-ian. Kjo organizatë, që në teori do të duhej të mbronte lirinë e medias dhe etikën profesionale, sot po e mbyt gazetarinë duke e kthyer atë në një kaos politik dhe ekonomik.
𝐀𝐆𝐊-𝐣𝐚: 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐯𝐨𝐤𝐚𝐭𝐞 𝐞 𝐟𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈
E ashtuquajtura “zëdhënëse” e gazetarëve ka humbur çdo ndjesi të misionit të saj parësor. Në vend që të mbrojë etikën dhe të kultivojë një diskurs profesional, AGK-ja ka përqafuar gjuhën e rrugës.
Në deklaratat e saj publike, shpesh duket sikur lexon mesazhet e dërguara nga ndonjë seli partike, duke mbështetur verbërisht ata që për dy dekada rrënuan dhe e rropën kë vend.
Në këtë mënyrë, organizata jo vetëm që nuk ndihmon gazetarinë, por bëhet një mekanizëm që ushqen fëlliqësinë dhe anarkinë në diskursin publik.
Ironikisht, ndërsa në vendet perëndimore organizatat e gazetarëve si “Society of Professional Journalists” në SHBA apo “Reporters without Borders”, punojnë për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e medias, AGK-ja ka zgjedhur të bëhet rrogtare e interesave të ngushta të një grushti njerëzish me fuqi dhe para.
𝐀𝐆𝐊-𝐣𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐨𝐤𝐬𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤
Në kohën kur Kosova ka nevojë për dekontaminim të diskursit publik dhe për ndërtimin e një ambienti ku fjala e lirë të ketë peshë dhe takt, AGK-ja promovon të kundërtën. Në vend të përmirësimit të standardeve, ajo mbështet gjuhën fyese të opozitës dhe veprimet e atyre që për vite e vite e kanë bërë këtë vend një laborator të eksperimentimit politik dhe ekonomik.
Nuk mund të ketë retorikë më të gabuar se kjo: të mbështetësh ata që e poshtëruan Kosovën dhe të përjashtosh çdo përpjekje për ndërtim dhe zhvillim.
𝐎𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢
AGK-ja nuk mund të fsheh dot varësinë e saj ndaj fuqisë së parasë. Njerëz, që nuk kanë as kapacitetin dhe as njohuritë për të kuptuar fushën e lirisë së medias, janë shndërruar në dirigjentë të këtij institucioni.
Një organizatë që vepron sikur të ishte në Alaskë, dhe jo në Kosovën tonë që ka nevojë për mbrojtje të kodit etik, të interesit kombëtar e qytetar (pa dallim kulture, kombësie a religjioni) dhe të një gjeopolitike të ndjeshme, është dëshmi e një dështimi të thellë.
Në vend që të punojë për të krijuar standarde profesionale dhe për të promovuar gazetarinë hulumtuese, AGK-ja zgjedh të jetë një marionetë e një grushti njerëzish me interesa personale. Në botë, organizata si “The Guardian Foundation” në Mbretërinë e Bashkuar punon për të trajnuar gazetarë dhe për të siguruar një gazetari të pavarur. Ndërsa AGK-ja, e kthyer në një klub të ngushtë të jaranave e të jaranicave, nuk ka respekt as për gazetarët dhe as për publikun.
𝐒’𝐤𝐚 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤, 𝐬’𝐤𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚
Sot, AGK-ja nuk ka as besimin dhe as respektin e gazetarëve të ndershëm. Përveç pak njerëzve që e përdorin këtë organizatë si trampolinë për interesa të ngushta, askush tjetër nuk e merr seriozisht. Kjo nuk është një organizatë që i shërben shoqërisë, por një “shupë e kalbur” për ata që nuk kanë as respekt, as moral dhe as etikë.
Nëse gazetaria në Kosovë do të ketë një të ardhme, ajo nuk mund të mbështetet te një organizatë e kapur dhe për faqe të zezë si AGK-ja. Është koha për një ndërhyrje të thellë, për një rindërtim të plotë të strukturave që mbrojnë fjalën e lirë, gjuhën e pastër dhe, gjithsesi, për të zhdukur ndikimin e atyre që e përdorin gazetarinë si mjet manipulimi dhe pasurimi.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Kosova jonë e shtrenjtë meriton një gazetari të pasur, një media që tregon të vërtetën dhe që mbron interesin publik. Por kjo nuk do të vijë kurrë për sa kohë që AGK-ja mbetet bishti i oligarkëve, mbështetësja e opozitës së korruptuar, e me gjuhë super të pistë, dhe produkti i një mentaliteti të trashëguar nga UNMIK-u, apo, më mirë të them, nga Jugosllavia.
Është koha që Kosova jonë e dashur të marrë shembull nga vendet që respektojnë gazetarinë. Deri atëherë, duhet të themi me ironi: faleminderit AGK, që je kujdesur për ta mbajtur gazetarinë në nivelin më të ulët të mundshëm!
𝗘 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝘂 𝗶𝗺 𝗶 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿, 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷 𝗻𝗱𝗷𝗲𝘀𝗲̈, 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷 𝗳𝗮𝗹𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗵𝗲𝗹𝗺𝗶𝗻, 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗼 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗷𝘂𝗴𝗼𝘀𝗹𝗹𝗮𝘃𝗶𝗮𝗻 𝗲 𝘂𝗻𝗺𝗶𝗸𝗶𝘀𝘁𝗮𝗻, 𝗷𝘂 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘃𝗲 𝘁𝘂𝗮𝗷𝗮.