Gëzim Mekuli

Ju kujtohen Ismail Qemali, Adem Jashari, Isa Boletini, Shote Galica e luftëtarët e UÇK-së; ata nuk pyetën “çfarë fitoj unë?”, por luftuan për një komb të lirë, për Pavaësi e për bashkim. Por sot? A e çmojmë vërtet këtë liri që kemi trashëguar?

“𝘼 𝙣𝙪𝙠 𝙥𝙤 𝙩’𝙥𝙖𝙜𝙪𝙖𝙟𝙣 𝙖?”

Dua të ndaj një përvojë t’keqe personale. Që nga koha kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet dhe Albin Kurti erdhi në pushtet, njerëz të njohur e të panjohur më lodhnin duke më pyetur: 𝑪𝒊𝒍𝒊𝒏 𝒑𝒐𝒔𝒕 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈𝒔𝒉 𝒕𝒂𝒏𝒊? 𝑵𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒏 𝑴𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒉𝒂𝒕𝒐𝒉𝒆𝒔𝒉? 𝑪̧𝒇𝒂𝒓𝒆̈ 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒂𝒑𝒆̈ 𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏𝒊?𝑷𝒐 𝒕𝒊 𝒆 𝒌𝒆 𝒏𝒅𝒊𝒉𝒎𝒖𝒂𝒓 𝒎𝒆 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊𝑷𝒓𝒆𝒔𝒔 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒎𝒐𝒓𝒆 𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏𝒊𝒏?𝑨𝒊 𝒅𝒖𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒕𝒂 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒍𝒚”…etj., etj.

Të shkretët nuk e kuptonin e nuk po e kuptojnë as sot. Kur u përgjigjesha këtyre gjynahave se asgjë nuk kërkoj dhe asgjë, bash hiq asgjë nuk pres, shihja mosbesimin, ndjeja habinë dhe, për të thënë të drejtën, edhe përbuzjen e tyre. Në mendjen e tyre prej kungulli, një njeri që punon aq shumë për ideal nuk ekziston! Vërtetë ndoshta egziston, por nëse egziston ajo/ai është injorant me ide të moçme, medemek i padishëm, ndoshta si Noka, me mend t’fëmive….

Lexo po ashtu:  “Islami nuk është vetëm religjion, por është edhe ideologji politike.”

Të shkretët besojnë vetëm te ata që e bëjnë gjithçka për një interes personal; që marrin rroga, pozita, karierë, honorare, tenderë, lek nën e mbi tavolinë etj.,etj.

Më vjen keq të them, por ky është një mentalitet që po na mbyt e po na e zë frymën. Kultura e VIP-ave, Big Brother-it, blogerave, barbigazetarisë dhe butoksave e ka shkatërruar aftësinë tonë për të besuar te idealet.

Sot, gjindja nuk të pyesin për bindjet apo ëndrrat e tua, por për çmimin tënd; sa kushton?

Ndërkohë, shihni historinë botërore hmm. Francezët nuk e shitën lirinë pas Revolucionit të 1789-ës. Amerikanët, pas Luftës për Pavarësi, ndërtuan demokraci për të gjithë, jo për një grup të privilegjuar të pasluftës. Po ne? Ne po shesim gjithçka – nga liria, nga Flamuri deri te dinjiteti – për një vend pune, një tender apo një pushtet.

𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞

Kjo ditë nammadhe nuk është vetëm një datë paushalle në kalendar, por një kujtesë kolektive për ata që dhanë gjithçka. E historia jonë na mëson se liria nuk është falas, apo «gratis» siq e quajnë sot me shumë merak disa gazetarë/analistë “modern”. Kjo, liria pra, kërkon guxim, vendosmëri dhe shpeshherë, flijim.

Lexo po ashtu:  Media e Serbisë me gjuhë të fortë nacionaliste: Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë!

𝐒𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐧 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐞 𝐬𝐨𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?

Kur Adem Jashari qëndroi deri në frymën e fundit me familjen e tij, pyetja e tij nuk ishte “çka do të marr nga kjo liri?”, por “a është kjo sakrificë e drejtë për brezat e ardhshëm?”.

Sot, kjo pyetje më provokon e më ngacmon: A do ta bënim ne të njëjtën sakrificë për Flamurin, për pavarësinë, për lirinë; për Shqipërinë?

𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Kapërcimi nga “𝐧𝐞” te “𝐮𝐧𝐞̈” është taksirati i moçëm i përparimit tonë. Sepse ata që luftuan për këtë Flamur nuk menduan për veten, por për ty dhe për mua; për kombin.

E ne shofim se si sot në hapsirat tona – në Prishtinë, në Tiranë dhe Shkup – duket se kemi harruar këtë ideal. Solidariteti i dikurshëm ka lënë vend për një qasje individualiste ku parësore është “çfarë fitoj unë?”.

Materializmi dhe ndikimi i mediave alla Big Brother po na mbushin me ëndërra boshe dhe egocentrizëm. Po shohim një shoqëri që vrapon si budalla pas pasurive, pas shtëpive luksoze, pas karierës së pamerituar dhe pas famës së rreme në rrjete sociale.

Lexo po ashtu:  Entiteti më i fuqishëm në botë janë mediat. Ato e kanë fuqin që të pafajshmin ta bëjnë fajtorë dhe fajtorin të pafajshëm. Ato e kontrollojnë mendjen e masave.

𝐉𝐮 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?

Pas shpalljes së pavarësisë më 1912, Isa Boletini deklaroi: “𝑼𝒏𝒆̈ 𝒋𝒂𝒎 𝒎𝒊𝒓𝒆̈ 𝒌𝒖𝒓 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒎𝒊𝒓𝒆̈ 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂!” Ai nuk pyeti se çka do të përfitonte nga ajo gjysmëpavarësi, por si mund të ipte më shumë për të. Po kështu, Adem Jashari dhe mijëra luftëtarë të UÇK-së, të cilët dhanë jetën për t’i dhënë Flamurit tonë kuptimin që meriton.

𝑺𝒉𝒕𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒑𝒚𝒆𝒕𝒋𝒂, 𝒌𝒖 𝒋𝒆𝒎𝒊 𝒏𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒔𝒐𝒕?

A jemi ne sot të denjë për këtë trashëgimi politike, kulturore e historike?

A kemi ende atë ndjenjë të moçme bashkimi që i dha kuptim sakrificës së tyre? Apo kemi zgjedhur një rrugë që shkëlqen sall vetveten dhe harron të përgjithshmen?

A ishte kjo ëndrra e heronjve tanë?

Konsekuent deri në fund; Flamuri i përjetshëm kuqezi nuk është zhele për t’u valëvitur një ditë në vit. 28 Nëntori nuk është sall për Flamuj e fjalime; është një thirrje për këndellje, sakrificë, punë dhe bashkim

Unë po e filloj me një hap. Po ti? Cili është hapi yt i radhës për Flamurin, për kombin dhe për atdheun?