Ismael Kadaré author 2005
Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kur në sulm hodhën turqit 
Hordhitë e pambaruara, 
Kështjellat e sintaksës 
S’i muar, që s’i muar. 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kur panë se gjuhës 
S’i hodhën dot prangat 
Lëshuan drejt saj 
Gjithfarë merimangash. 

Parashtesa e pjesëza 
E lidhëza së prapthi, 
Të bukurën gjuhë 
Ta bënin leshharpi. 

Të të bënin ty, donin, 
Shqipëri, memece. 
Po ja, erdhi Naimi, 
Si yll mbi ty ecte. 

Dorën e zbehtë 
Mbi ballë ta vuri 
Të të hiqte zjarrllëkun 
Prej të sëmuri. 

Dhe vdisnin pjesëzat.

Ismail Kadare

Lexo po ashtu:  Petro Marko: Ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?