𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐈𝐬𝐚 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 𝟏𝟗𝟖𝟏-𝟏𝟗𝟗𝟎?

Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist

Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (dikurë kryetar i komunës së Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës.)

Lexo po ashtu:  Kurti kujton foshnjën Diturije: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes

Në biografinë e shkurtër të Isa Mustafës, të botuar në portalin e Komunës së Prishtinës, thuhet se Isa Mustafa ”ekspertizën profesionale e filloi nga viti 1974, si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988) dhe “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”…

Por, si duket, shoku Isa Mustafa e paska harruar se ka qenë edhe “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor-Teknik me botën”, në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës me kryetar Jusuf Zejnullahun, që u formua më 4 dhjetor 1989, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989

Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”, ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist, ashtu sikurse ishin:

Ali Shukria – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1981-1982),

Lexo po ashtu:  Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?

Nebih Gashi – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1982-1983),

Shefqet Jashari – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1983-1984),

Ymer Pula – kryetar i KE të KSA të Kosovës (1982-1984). Ymer Pula është diferencuar nga po këto kuadro, me pretekst se nuk i ka denuar demostratat e vitit 1981 dhe i ka mbrojtur dhe kursyer kuadrot shqiptare.

Nazmi Mustafa – kryetar i KE të KSA të Kosovës (1984-1989), (Gjatë kohës të qeverisjes së Nazmi Mustafës janë diferencuar 212 intelektual dhe janë bërë shumë punë që nuk kanë qenë në interes të Kosovës!)

Jusuf Zejnullahu – kryetar i KE të KSA të Kosovës ( 1989-1990),

Bajram Selani – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1986-1987),

Remzi Kolgeci – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1987-1988),

Azem Vllasi – kryetar i KK të KSA të Kosovës (1986-1988) dhe

Rrahman Morina – kryetar i KK të KSA të Kosovës (1988-1990).

Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese për “Serbinë unike”!

Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellë një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një kronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.

Lexo po ashtu:  1953 në Beograd, shqiptarët e mjeruar e izoluar

Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës.