Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Aurenc Bebja

Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull « Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822 ».

Ja letra në vijim :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë ; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhrat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

Lexo po ashtu:  Besëlidhja e Lezhës 2 mars 1444/ Historia e panjohur e Besëlidhjes së Lezhës

I dërgoj Zotërisë suaj urdhrin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…

Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të. Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar. Bonaparti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com