Gëzim Mekuli
(Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës)

Pse duhet të gëzohemi ne shqiptarët e Kosovës për protestat në Serbi kundër Vuçiqit? Asgjë nuk ndryshon për ne. Ka një iluzion e një ngazëllim i madh që po serviret edhe në Kosovë nga disa media dhe analistë, se largimi i një autokrati si Vuçiq do të sjellë një Serbi demokratike, të hapur dhe miqësore ndaj Kosovës.

Të nderuar lexues,
Ky është një mashtrim i madh historik, politik, kulturor, mediatik dhe strategjik.

𝐏𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈, 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐣 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮?

E them këtë sepse Serbia e moçme nuk ka opozitë që flet më butë për Kosovën sesa Vuçiq. Të gjitha forcat politike atje, nga e djathta radikale deri tek ato që vetëquhen liberale, e shohin Republikën e Kosovës si pjesë të Serbisë. Kushtetuta e Serbisë, akademia serbe, kisha ortodokse serbe, sistemi arsimor, mediat, qerdhet e fëmijëve dhe literatura që u shërbehet brezave të rinj në Serbi janë të mbushura e të ngarkuara me ideologjinë e shovinizmit serbomadh. Aty nuk ka hapësirë për njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur.

Lexo po ashtu:  Si u bënë shqiptarët e Dropullit grekë, rasti i Vasil Zotos-Molosos

Ncuk! Vuçiqi është vetëm pasardhës i natyrshëm i Millosheviqit. Dhe ai që do të vijë pas tij, do të jetë një kopje e njëjtë mitologjike.

Mitologjia, retorika dhe propaganda serbe janë baza mbi të cilat mbështetet shteti serb. Nga Beteja e Kosovës e vitit 1389 e deri te mitet e fabrikuara nga akademikët serbë të kohës së Millosheviqit, gjithçka është përqendruar në legjitimimin e pretendimeve territoriale mbi Kosovën shqiptare.

Kishat dhe manastiret serbe nuk janë thjesht institucione fetare, por qendra strategjike ekspansioniste që mbajnë ndezur flakën e nacionalizmit serb. Ato nuk janë vetëm objekte kulti, por pika referimi politike dhe ushtarake se si të asgjësohet kombi politik shqiptar.

Historia na ka treguar që Serbia nuk ndryshon qasje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës; të paktën edhe nja 100 vjet! Kushdo që ka ardhur në pushtet, ka vazhduar politikën e mohimt të ekzistencës së popullit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës.

A ka ndonjë lider serb, politikan, akademik apo personalitet publik serb që e ka pranuar hapur dhe pa ekuivok pavarësinë e Kosovës? Ncuk! Asnjë hiq!

Lexo po ashtu:  Cilat media serbe përhapin propagandën e Putinit dhe Vuçiqit sipas të dhënave të BE-së

Në lidhje më këtë «optimizëm romantik» e naiv të opinionistëve të Prishtinës dhe të Tiranës, me duhet t’i referohem librit tim të fundit, “Fjalimet që përgjakën Ballkanin: Analizë retorike e fjalimeve të Millosheviqit”. Ky libër është një thesar i çmuar për studentët, studiuesit dhe pasionuesit e historisë politike, sepse zbërthen me saktësi retorikën e «botës serbe»; se si mitologjia serbe u shndërrua në një mjet propagande shtetërore kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ky studim retorik ndriçon ndikimin e fjalimeve të Millosheviqit në mobilizimin masiv, krijimin e armiqësive dhe justifikimin e spastrimeve etnike, duke treguar sesi retorika nacionaliste, e përzier me mitologji dhe përralla, mund të bëhet një armë vdekjeprurëse. Me një analizë të thelluar dhe argumentim të fuqishëm, ky libër ka sot një peshë të madhe në kuptimin e politikës dhe historisë së Serbisë ndaj shqiptarëve autokton të Ballkanit.

𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢, 𝐧𝐞, 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈?

Nuk na intereson se kush vjen e kush ikën në Beograd. Na intereson që Kosova të forcohet. Shteti ynë i dashur duhet të fokusohet në ndërtimin e një ushtrie të fortë, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e një administrate efikase. Ne nuk duhet të harrojmë se bota po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë. Ne duhet të organizohemi, të forcojmë institucionet dhe të ruajmë sovranitetin e vendit tonë.

Lexo po ashtu:  Rikujtojmë cinikët e lashtë grekë me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë

Qeveria Kurti ka treguar një qasje të guximshme dhe të drejtpërdrejtë në raport me Sebinë e moçme. Nëse Serbia nuk ndalet në politikën e saj agresive, Kosova nuk duhet të mbetet duarkryq. Duhet të ketë një qeveri vizionare, të fortë dhe të qartë në qëllime. Rruga jonë është forcimi i shtetit, jo shpresa e kotë se Serbia do të ndryshojë.

Le të ndalojmë së ëndërruari me sy çelë se Serbia po demokratizohet. Po largohet Vuçiqi? Ncuk! Asnjë ndryshim për ne! Nesër mund të vijë një Millosheviq i ri. Kosova duhet të jetë gati! Pikë!