Deri më tani është bërë testimi i qindra-mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit

Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur 948 vdekje të konfirmuara, sipas raporteve nga kantonet – ndërsa 10.000 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi.

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 10 mijë persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 10 mijë, shkruan The local.

Deri më sot janë më shumë se 24 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG), numri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur, shkruan srf.ch.

Lexo po ashtu:  Ilaçi natyral qe stabilizon në pak sekonda tensionin e lartë të gjakut

Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje dukshëm edhe të të shëruarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *