Për Edi Ramën:

1. Njohja është gjithnjë historike: e shtrirë dhe e sintetizuar në kohë. Pa sintezën e të tre momenteve të kohës, as një fjalë e vetme, njërrokëshe, s’mund të jetë fjalë:
Kur në të tashmen themi m, a dhe l i përkasin të ardhmes; kur themi a, m i përket të shkuarës, ndërsa l të ardhmes; dhe kur themi l, m dhe a i përkasin të shkuarës.
Fjala “mal” ekziston dhe ka kuptim vetëm kur janë sintetizuar dhe njësuar në të tashmen të tre momentet kohorë: m-a-l.

2. Arti është historik: ndërmjet emocionit të artistit dhe vendosjes së tij të tashme në mjetet e shprehjes gjithnjë ka kaluar një kohë dhe ka mbetur një veprim i së ardhmes. Jashtë artistit, arti është në marrëdhënie me artin e së shkuarës dhe parashikimit se ç’mund të krijohet në të ardhmen. Artisti i paaftë, si Edi Rama, do të dëshironte të zhdukë trashëgiminë e së shkuarës që të mund të dalë si krijues origjinal dhe origjinë për të ardhmen, ose të fsheh të kaluarën nga e cila ka vjedhur.

Lexo po ashtu:  Përjetësisht JO, Asociacionit me baza një-etnike në Kosovë

3. Drejtësia është historike: pjesa më e madhe e vendosjes së drejtësisë ka të bëj me të shkuarën.
Gati askush nuk dënohet për krimin që mund të kryej në të ardhmen, sepse, në mundësi, kushdo mund të kryej krim në të ardhmen. Por kushdo që provohet si kriminel, dënohet për krimet që ka kryer në të shkuarën. Përndryshe, çdo kriminel që e ka kryer krimin, mbasi të kalojë ndojnjë sekondë mund t’i kërkojë gjykatësit të harrojë të kaluarën!
Kundër historisë janë i padituri dhe krimineli. I pari nuk di që s’ka njohje pa të shkuarën, të dytit i intereson të harrohet e shkuara.

I pari ëshët Edi Rama, i dyti është Vuçiqi. Por, ndryshe nga gjykatësi që vendos drejtësi, Rama ka pranuar të bëj krimin e padrejtësisë, sepse e ka pranuar kërkesën e Vuçiqit që të harrohet e shkuara kriminale e tij.

Kështu, Rama ka bashkuar në vete injorantin dhe kriminelin. A thua se don me qenë dëshmi perssonale e pikëpamejs së Sokratit: padituria është e keqe, e keqja është padituri!
Ndërkaq, a-historikë mund të jenë vetëm domosdoshmëritë e zotësive dhe kritereve universalë njerëzorë: të njohjes, të së bukurës, të së drejëts. Pa realizimin e tyre, kushdo mbetet si Rama:: i paditur, i paftë, i padrejtë!/Prof. dr. Hysamedin Feraj/

Lexo po ashtu:  Mbi shpifjen. Grenelli e Buzhala nuk më paskan harruar, paskan vendosur me u hakmarrë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *