Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në Ditën e Lirisë, në oborrin e çerdhës “Nëna Zahide” në Skenderaj, do të vendoset një skulpturë kushtuar Nënës Zahide Jashari, nënës së heronjve Adem e Hamëz Jashari.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se kjo skulpturë është më shumë se një monument – është një simbol i dashurisë së nënës për fëmijën dhe i dashurisë së një kombi për lirinë.

“Nëna Zahide nuk ishte vetëm nënë e familjes Jashari, por nënë e gjithë kombit. Ajo përfaqëson sakrificën, qëndresën dhe dashurinë e pakusht për atdheun,” tha Nura.

Skulptura e re do të vendoset në ambientet e jashtme të çerdhës dhe do të jetë një kujtesë e përhershme për brezat e rinj që rriten aty. Sipas Nures, përmes kësaj vepre, Skenderaj nderon jo vetëm Nënën Zahide, por të gjitha nënat shqiptare që kanë sakrifikuar për liri.

Lexo po ashtu:  Këngëtarja shqiptare Ava Max me performancë fantastike në “Ellen Show”