12 mijë trupa koreanoveriore drejt Ukrainës

Në një mënyrë app në një tjetër, lufta në Ukrainë u bë luftë globale. Përtej ballafaqimit të tërthortë mes Rusisë dhe Perëndimit, së fundmi raportohet se drejt frontit janë nisur 12 mijë trupa koreanoveriore që do rreshtohen në krah të Rusisë. 

Lajmi është shpërndarë nga shërbimet sekrete koreanojugore ndërkohë që një ditë më parë presidenti rus Putin foli për traktatin e mbrojtjes reciproke me Korenë e Veriut, çka përbën një zhvillin thelbësor për Azinë.

Lidhur me trupat e Phenianit, raportohet se atyre u është dhënë veshja dhe armatimi rus dhe po qëndrojnë në Vladivostok, Ussuriysk, Khabarovsk dhe Blagoveshchensk, ku do të stërviten. 

Duket se me këtë lëvizje Rusia ka zgjidhur stresin e trupave duke i ofruar Phenianit në këmbim mbrojtje strategjike dhe me gjasë përvojën në luftim që u mungon shumë ushtrive.

Mbetet e vështirë të parashikohet se çfarë mund të bëjë tashmë Kievi që ka para një dimër kritik. 

Lexo po ashtu:  TIRANË: "Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar)".