Që nga biskotat me copëza çokollate tek materiali i antiplumb, duke kaluar nga medikamenti kundër kancerit dhe tek enëlarësja, shumë gjëra që i përkasin botës moderne u detyrohen grave dhe padrejtësisht kanë mbetur në anonimitet. Emrat e tyre nuk janë të famshme si Ada Lovelace, matematikania që krijoi kompjuterin apo edhe Mari Kyri, pionerja në fushën e radioaktivitetit.

Megjithatë pa krijimet e tyre të përditshme vështirë se mund të mendohet bota e sotme. Ky anonimitet i detyrohet faktit se në shumë vende nuk ekzistonte e drejta e pronësisë intelektuale deri në shek XX, siç shprehet Sandra Uve në librin e saj “Supergratë”, “Supershpikëset”. Gratë kanë vuajtuar edhe diskriminimin, e megjithatë kjo nuk i ka penguar që të shpiknin këto risi:

Identifikuesi i telefonatave dhe telefonata në pritje, Shirley Ann Jackson

Afrikano-amerikania e parë që mori një doktoraturë në “Massachusetts Institute of technology” (MIT), e dyta që ka bërë një karrierë në fizikë në të gjithë Amerikën dhe gruaja e parë që ka marrë Medaljen Kombëtare në Shkenca, Shirley Ann Jackson u specializua në teori mbi grimcat elementare dhe ka bërë kërkime në fushën e telekomunikacionit.

Nga viti 1976-1991, ndërsa drejtonte laboratorin e “AT &T Bell” mori pjesë në zhvillimin e identifikimit të telefonatave dhe telefonatës në pritje, dy hallka pa të cilat nuk mund të konceptohet praktika telefonike. Gjithashtu i detyrohet asaj edhe kompozimi me tone dhe faksi portabël mes shpikjeve të tjera.

Akullorebërësja, Nancy Johnson

Patenta me numër 3274 e 9 shtatorit 1843 tregon një kovë rrethore prej druri, një cilindër të brendshëm prej kallaji dhe një lopatë në brendësi e lidhur me një manivelë. Është e regjistruar në emër të Nancy Johnson, lindur në 1795 dhe ka mahnitur breza të tërë fëmijësh; është një ftohës artificial, emrin ia vuri shpikësja e tij që shërbente për të bërë akullore.

Kova e jashtme mbushej me akull, cilindri i brendshëm me dy shije ftohej kur rrotullohej manivela. Nancy e shiti shumë lirë, megjithatë u kthye në mekanizmin standard për shumë vite dhe njerëzit janë pasuruar me këtë mjet.

Azatioprina, një medikament që bën të mundur transplatet, Gertrude Elion

Gjatë adoleshencës, në vitet 1920 kimistja që do të fitonte çmimin Nobel, pa të vdiste nga kanceri gjyshi i saj dhe vendosi që në të ardhmen t’i kushtohej kësaj sëmundje. Edhe pse u kthye nga Universiteti i Nju Jorkut nuk arrinte të gjente punë, vetëm atëherë kur gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë shkencëtarë ishin në front arriti të hynte në laboratorë që sot i përkasin GlaxoSmithKline.

Lexo po ashtu:  New York Times shkruan për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale

Këtu Gertrude Eliot njohu George Hichings, i cili kërkonte medikamente që ndërprisnin një mekanizëm të veçantë. Ajo sintetizoi për herë të parë purinat, një lloj medikamenti që bëri të mundur trajtimin e leukemisë. Së bashku me Hitchings, me të cilin ndau Nobelin dhe me James Black në vitin 1988 krijoi medikamente të tjera kundër malaries, herpesit, Hivit. Medikamenti e saj më i njohur është azatioprina që është një inmunosupresor që lejon realizimin e transplantit, pra kontrollon refuzimin e organit.

Çantat e letrës, Margaret Knight

Në moshën 12 vjeçare habitë të ëmën, pasi kishte vënë re një incident në një fabrikë tekstilesh në Maine, kur krijoi një mjet sigurie për të ndaluar automatikisht një makinë, nëse mbetej diçka brenda. Pas Luftës civile u zhvendos në Massachusetts, ku punoi në një fabrikë çantash letre, Columbia.

Në atë kohë çantat ishin pak a shumë sa një zarf dhe Margaret Knight  mendoi sa praktike do të ishin, nëse do të kishin një bazë të sheshtë për të krijuar volum për objektet. Një shok pune, Charles Annan i vodhi prototipin dhe e patentoi.

Kur Knight e denoncoi, argumenti ishte se një grua nuk mundte kurrë të dizenjojë një makinë kaq novatore, por ajo shpjegoi hapat e shpikjes së saj dhe mori meritat; patenta kaloi në emër të saj pas një gjygji të gjatë në 1871.

Kevlar, fibra antiplumb, Stephanie Kwolek

Është femra e katërt që ka hyrë në Sallonin e Famës së Shpikësve në vitin 1995 dhe ka fitur Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në Amerikë. Gjithë karrierën e saj e zhvilloi në DuPont, kur në vitin 1964 po punonte për një fibër të lehtë, por rezistente për të prodhuar goma. Në një vit krijoi diçka që ishte 5 herë më e fortë se çeliku. Shoqëria e patentoi me emrin Kevlar dhe sot përdoret për jelekët antiplumb, helmetat ushtarake dhe për velat e garave.

Gjuha informatike COBOL, Grace Murray Hopper

Kundëradmiralja ishte një nga tre programueset moderne dhe ka punuar me kompjuterat e famshëm Mark I të Harvardit. Ideja e saj për të krijuar gjuhë programesh të pavarura nga makinat çoi në zhvillimin e Cobol (common business-oriented language) në vitin 1959 që ende përdoret edhe sot.

Lexo po ashtu:  Kur Mekuli i shkruante gruas: Ti hymn i përjetshëm i përtërimjes, i gëzimit njerëzor, i vet jetës

Grace Murray Hopper vdiq në 1992 dhe mori Medaljen e Lirisë dhënë nga presidenti Obama pas vdekjes, sepse jo vetëm që krijoi gjuhën e kompjuterit më të përdorur në botë gjatë dekadës 1970, por edhe për kontributet e saj në informatikë.

Monopoli, Elizabeth Magie

Në vitin 1904 një stenografe dhe shkruese krijoi “The Landlord’s Game”  për të shpjeguar në mënyrë të këndshme rrezikun e monopoleve, kapitalizmi pa kontroll dhe të këqijat e grumbulluara në shumë të mëdha në kurriz të të tjerëve dhe për këtë mori një patentë.

Elizabeth Magie ishte një femër përparimtare, feministe dhe militante politike dhe mbështeste “taksën unike” që promovonte Henry George, një politikan karizmatik dhe ekonomist i shek XIX. Si pjesë e aktivizmit ajo krijoi lojën që u popullarizua në veri të Amerikës. 30 vite më vonë, një shitës i papunë, Charles Darrow, kopjoi lojën e saj dhe ia shiti sipërmarrjes Parker Brothers dhe u bë milioner. Në vitin 1935 kjo sipërmarrje kishte negociuar me Magie-n për blerjen e “The Landlord’s Game”  për 500 dollarë.


Avullorja për rigjenerimin e lëkurës, Fiona Wood

Në vitin 1992 një mësues shkolle mbërriti në spitalin Perth në Australi me djegie nga benzina në masën 90% të trupit. E mori nën kurim një mjeke që i shpëtoi jetën me një teknikë që aplikohej në SHBA për të rigjeneruar lëkurën, por në vend që të priste për kulturën e indeve që donte disa ditë dhe që pacienti nuk i kishte, sepse infeksionet do ta vrisnin më parë, mendoi për një alternativë.

Fiona Woods kaloi netë në laborator me një kolege Marie Stoner  duke u përpjekur të ndryshonte kriterin e inxhinierisë së indeve. Duke gjetur një mënyrë të vaporizimit qelizor të lëkurës në vend që të kultivonte inde revolucionarizoi trajtimin e djegieve.

Ky proces vazhdon e përmirësohet dhe Wood punon në klinikën e saj “Clinical Cell Culture”. Spraj i quajtur ReCell u përdor në vitin 2002 për të trajtuar viktimat e atentatit në Bali, Indonezi.

Fshirëset, Mary Anderson

Mary Anderson shkonte në Nju Jork në një ditë të ftohtë në vitin 1902, kur mendoi se duhej të bënte diçka për të hequr borën që grumbullohej në xhamat e përparmë të tranvajit, me të cilin udhëtonte, meqë pasagjerët ngrinin dhe shoferi i mbate të dy dritaret hapur për të parë.

Kur u kthye në Alabama, aty ku edhe rrinte, filloi të vizatojë një mjet që vepronte manualisht që nga brenda mjetit, të cilin e patentoi në vitin 1903 për 17 vjet. Kur donte ta shiste nuk gjeti blerës. Në vitin 1920 kur patenta kishte skaduar biznesi i automjeteve shpërtheu dhe dizenjoja e Andersenit u kthye në standard.

Lexo po ashtu:  Sindromi i Ana Kareninës, i dashurisë që e dëmton veten

Enëlarëset, Josephine Cochrane

Në shtëpinë e saj në Shelbyville, Ilinois i pëlqente të organizonte festa dhe që t’u shërbente të ftuarve me enë porcelani të trashëguar nga familja. Personeli i kuzhinës thyente sa herë ndonjë, kështu që Josephine Cochrane pati idenë e një makine që të pastronte më mirë dhe më e sigurt.

“Nuk gjeta asnjë mashkull që ta bënte ashtu si e doja unë, provonin dhe dështonin,” – tha në 1880 kur e vizatoi modelin e saj.Tre vjet pas vdekjes së të shoqit krijoi një makinë për t’ia shitur restoranteve dhe hoteleve. Themeloi një sipërmarrje që mbajti emrin e saj e që sot njihet si KitchenAid.


Pelena njëpërdorimshe, Marion Donovan

Pas vdekjes së të ëmës, i ati e çonte në një fabrikë ku punonte. Duke u rritur në këtë mjedis e ndihmoi shumë kur lindi djali i dytë; ndërronte shumë pelena dhe çarçafë nga një fëmijë tek tjetri. Marion Donovan filloi të ideonte një pelenë me filtra dhe bëri disa prova me perdet e banjës dhe në fund me një copë parashutash.

Ajo e quajti kanotjerja dhe pati shumë sukses në vitin 1949. Një vit më vonë kur prezantoi pelenën një përdorimshe të bërë nga një letër shumë e fortë dhe thithëse të gjithë u tallën, sepse kishte prezantuar një send kaq pak praktik. Victor Mills, krijues i Pampers e rimendoi këtë ide një dekadë më vonë dhe krijoi perandorinë e tij.

Biskota me copëza çokollate, Ruth Wakefield

Një produkt i ëmbëlsirave më popullore lindi si një aksident në Whitman, Massachusetts në vitin 1930. Ruth Wakefield një ditë po përgatiste biskota kur vuri re se nuk kishte kakao për t’i gatuar. Atëherë mori një copë çokollatë, e theu në copëza, i futi në një masë sheqeri të kuq dhe tek arrat, duke imagjinuar se nxehtësia do ta shkrinte çokollatën. Kur i nxori nga furra vuri re se copëzat ishin si kristale të vogla, lindi kështu ajo ide që më vonë do të blihej nga Nestle./bota.al/  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *