Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga rezultatet e fundit të testimit për COVID-19, janë gjashtë raste pozitive.

Sipas këtij njoftimi, rastet e reja me COVID-19 janë raste kontakti, pesë prej tyre nga komuna e Vushtrrisë ndërsa një person nga Obiliqi, përcjell “Zeri.info”

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër siç thuhet në raport, gjithsen 12 persona janë shëruar plotësisht nga COVID-19.

“Sot më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lexo po ashtu:  Vitia paralajmëron rastin e parë me pacientin e shëruar me koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *