Profesionistët e fushës së shëndetit mendor sot më shumë se kurrë janë të qasshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për konsulta apo për seanca psikologjike, për tejkalimin e situatave që për një numër njerëzish janë vështirë të përballueshme, në dinamikën që e karkaterizon koha e sotme.

Kjo edhe për faktin se viteve të fundit ka një vetëdijësim më të madh të shoqërisë sonë, për të kuptuar se problemet jo gjithmonë mund të tejkalohen vetëm, duke pasur parasysh nevojën për të folur me dikë, apo për të kërkuar ndihmën e profesionistëve.

Sipas asaj që vë në pah Specialist i Psikologjisë Klinike Latif Hoxha, specifike për personat me çrregullime të natyrave të ndryshme, është përkrahja nga të tjerët. Kjo mund të jetë edhe indicie që personat në fjalë të kërkojnë profesionistët për ndihmë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pra, mbështetja nga të tjerët, rrethi dhe të afërmit, është immediate për një numër njerëzish, që situatat i marrin me frikë e shqetësim, ose që nuk kanë vetëbesim për të bërë hapin e parë për të dalë nga gjendja në të cilën gjenden.

Ndjeni se keni një problem dhe nuk mund të definoni se çfarë keni. Ndjeni një boshllëk nga brenda dhe asgjë nuk ju përmbush. Keni shpërthime inati dhe jeni bërë super të ndjeshëm?, pyet Latif Hoxha, dhe këshillon që në këso situatash patjetër të kërkohet ndihma e psikologut.

Lexo po ashtu:  Nëse konsumon këto ushqime, duhet të presësh të paktën 30 minuta përpara se të lash dhëmbët

“Ajo që më së shumti i lëndon njerëzit që kanë një problem psikologjik, është mosbesimi nga të tjerët, moskuptimi nga të tjerët, nga ata që i kanë gjithmonë afër, nga ata në të cilët i duan shumë e në të cilët kanë llogaritur shumë gjithmonë.

Dhe kur them moskuptimi, nuk pres që të gjithë të kuptojnë çrregullimet psikologjike por flas për përpjekjet për të kuptuar se si ata ndjehen, se si ata po përpiqen shumë që ta tejkalojnë gjendjen, se si ata përfundimisht më shumë se çdo kush tjetër dëshirojnë të bëhen mirë dhe t’i kthehen normalitetit, dhe në tërë këto përpjekje të mundimshme, ata presin që të paktën të tjerët, familjarët, shoqëria e rrethi, ta besojnë këtë”, shkruan tutje profesor Hoxha.

Ai rekomandon fuqishëm tek të gjithë, që të kenë durim, të përpiqen të kuptojnë dhe ta besojnë gjendjen nëpër të cilën kalojnë njerëzit që përballen me probleme të tilla, të jenë në krahë të atyre që kanë nevojë për mbështetje qoftë edhe pa folur asnjë fjalë, thjeshtë të jenë aty për ata, duke theksuar më tutje se mbështetja e sinqertë e familjes, miqve e të afërmve, mbështetja sociale në përgjithsi, me ose pa psikoterapi, është e qenësishme në ndihmën e njerëzve të cilët përballen me një çrregullim psikologjik.

Lexo po ashtu:  Lëngjet që kanë më shumë Vitaminë C dhe dobia e madhe për shëndetin tuaj

“Vetëm ju mund ta shqetësoni veten rreth ngjarjeve që ndodhin në jetën tuaj. Ngjarjet në vete sado të padurueshme që mund të duken, nuk ju shqetësojnë juve domosdoshmërisht”, është këshilla tjetër që jep psikologu klinik Latif Hoxha.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Siç përmendëm më sipër, profesor Hoxha, ka renditur një varg problemesh, të cilat sipas tij janë shenja se personit i duhet ndihma e profesionistit të shëndetit mendor, siç janë boshllëku, shpërthimet e inatit, raportet jo të mira me të tjerët, varësia nga substanca të ndryshme etj:

  1. Ndjeni se keni një problem dhe nuk mund të definoni se çfarë keni?
  2. Ndjeni një boshllëk nga brenda dhe asgjë nuk ju përmbush?
  3. Keni shpërthime inati dhe jeni bërë super të ndjeshëm?
  4. Nuk kaloni mirë me kolegët në punë, me familjarët apo me shokët dhe shoqet e klasës?
  5. Jeni bërë të varur nga alkooli apo qetësuesit dhe nuk e kaloni gjendjen në të cilën gjendeni?
  6. Një marrëdhënie deri tani shumë e sukseshme po shkon drejt dështimit?
  7. Shumica e njerëzve nuk ju kuptojnë edhe pse ju mendoni se keni të drejtë?
  8. Jeni të palumtur joproduktiv dhe e keni të pamundur të arrini qëlllimet tuaja edhe pse keni aftësi për këtë gjë?
  9. Ndjeni se jeta është e pavlefshme dhe nuk ia vlen të jetohet?
  10. Keni përjetuar një traumë emocionale dhe nuk gjeni mënyrë që të dilni nga kjo gjendje?
  11. Keni frikë të qëndroni vetëm, të gjendeni në turmë, të vozisni në një rrugë të gjatë vetëm?
  12. Bëni kontrolla të shumta te mjekë të ndryshëm dhe ata nuk arrijnë të gjejnë një shkak mjekësor për simptomat tuaja?
  13. Fëmija juaj ka rënë në mesime, është izoluar, ka rënie në oreks, ka shpërthime të paarsyeshme emocionale?
Lexo po ashtu:  FATI YT SOT, HOROSKOPI 24 MAJ 2020

Atëherë është koha të kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor.

Përgatit: Jegi  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *