Është hapur tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë. Projekti I cili paraqet ndërtimin e një linje hekurudhore me gjatësi rreth 130 km. do të jetë I ndarë në disa lote. Kjo fazë e parë do të kushtojë 200 milionë e 224 mijë lekë pa TVSH. Shërbimi i konsulencës për këtë projekt do të shtrihet në dy faza, atë të shprehjes së interest dhe parakualifikimit dhe paraqitjes së propozimeve.

Për shkak se ka pasur disa ide dhe variante për ndërtimin e linjës së re hekurudhore e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovën është vendosur që të shqyrtohen dy opsione:

Opsioni 1 sugjeron kalimin e hekurudhës në pikat “Mjedë-Kufi në Qafë Morinë – Kramovik”. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e lëvizjes parashikohet të jetë 100 km/orë, ndërsa gjatësia totale e itinerarit nga stacioni Kramovik deri në kufirin në Qafë Morinë llogaritet rreth 30 km, pra gjithsej linja hekurudhore në këtë opsion pritet të jetë 137 km.

Lexo po ashtu:  Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit

Ndërkohë, opsioni 2 sugjeron kalimin e hekurudhës në pikat “Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë”. Pjesa shqiptare së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulon një gjatësi prej rreth 108 km. Por, kjo rrugë përshkruhet e vështirë në projekt pasi është e bllokuar. Ndërsa pjesa tjetër në Kosovë nga pika e ndarjes së linjës Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km, ose gjithsej 125 km.

Ndërkohë një tjetër opsion propozohet në projekt ku thuhet se konsulenti me anë të studimit të situatës në terren mund të përcaktojë vendkalimin.

Linjat hekurudhore do të furnizohen me energji elektrike. Ngarkesa e trenave në bosht do të jetë 22.5 ton për bosht, ndërsa shpejtësia e tyre 80- 120 km/h.

Objektivi i përgjithshëm i studimit është të kontribuojë në zbatimin e hekurudhës së re ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që do të rezultojë në përmirësimin e lidhjes së transportit, uljen e trafikut rrugor, mbipopullimin, uljen e trafikut tranzit në qytete, reduktimin e atij urban dhe ndotjen për shkak të emetimit të automjeteve. Studimi është i një rëndësie rajonale.

Lexo po ashtu:  25 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Promovuesit e këtij studimi janë Ministria Shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Kohëzgjatja e pritshme e studimit është 14 muaj nga të cilat 2 (dy) muaj për fazën fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj për studim.

Ndërkohë për rrjetin hekurudhor shqiptar aktual dhe atë të Kosovës përshkruhen në dokument të gjitha mangësitë dhe kushtet jo të duhura në të cilat ndodhen. Hekurudha shqiptare nuk është tërësisht e elektrifikuar dhe trenat transportohen me lokomotiva me naftë. Për shkak të mungesës së investimeve, infrastruktura hekurudhore është shumë e dobët, me mungesë të terminaleve, binarëve dhe linjave të zhvilluara mirë, me përjashtim të pjesës Durrës-Tiranë. Trenat në vendin tonë lëvizin në një shpejtësi nga 20 km/orë-40 km/orë. Ky rrjet ka vetëm 4 linja kryesore. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në të gjatësi prej 333 km. Hekurudhat e Kosovës janë të lidhura me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të ndodhur në të njëjtën situatë si Shqipëria, trenat në Kosovë lëvizin me 20-40 km/orë. – SCAN-

Lexo po ashtu:  Kreu i komunës së Malishevës apel ministrisë: Kemi mungesa, na duhen mjekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *