Si sot, në vitin 1873, lindi “maratonomaku” Spiros Louis, arbëror i Greqisë, i cili u shpall fitues në Lojërat e para Olimpike të kohës moderne, që u mbajtën në Athinë në 1896-n.

Sikurse shumë bashkëkombas të tij, Louis triumfoi duke siguruar medaljen e artë në disiplinën e Maratonës, teksa garonte jo nën flamurin e vendit të tij të origjinës, por të atij grek.

Trajektorja e përshkuar në Maratonë përllogaritet të ketë qenë 42 kilometra e 125 metra dhe me një kohëzgjatje prej 2 orësh, 58 minutash e 50 sekondash.

Gjatë ceremonisë së marrjes së medaljes, Louis u paraqit i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, në përputhje me prejardhjen e tij.

Lexo po ashtu:  Këshilla e Konicës për djaloshin që donte të niste një gazetë: "Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *