Lufta ndaj koronavirusit po vazhdon në të gjithë botën dhe niveli i vdekshmërisë në shumë vende ka kapur shifra alarmante, ndërkohë bota nga ana tjetër po përpiqet të ngdalësojë përhapjen e virusit .

Duhet të rikujtojmë që edhe numri i personave të shëruar deri më tani është: 82,868

Më poshtë abcnews.al sjell disa lajme të mira që tregojnë se bota po ia hedh nga koronavirusi:

1.Kina ka mbyllur spitalin e saj të fundit për koronavirusin, nuk ka pasur mjaftueshëm raste të reja për ta mbajtur hapur;

2.Mjekët në Indi kanë qenë të suksesshëm në trajtimin e koronavirusit. Kombinimi i barnave si: Lopinavir, Retonovir, Oseltamivir së bashku me Chlorphenamine ka ndihmuar në luftën ndaj virusit. Ata do të sugjerojnë të njëjtat barna, globalisht.

3. Studiuesit e Qendrës Mjekësore Erasmus pretendojnë se kanë gjetur një anti-trup që lufton koronavirusin;

4.Një gjyshe 103-vjeçare kineze u shërua nga COVID-19 pasi u trajtua për 6 ditë në Wuhan, Kinë;

5.Apple rihap 42 dyqane në Kinë;

6.Një klinikë në Cleveland shpiku një test ndaj COVID-19 që nxjerr rezultatet brenda disa orësh, jo ditësh;

Lexo po ashtu:  Papa, arbëreshëve të Italisë: Ruajini traditat tuaja

7. Lajm i mirë vjen edhe nga Koreja e Jugut, bie numri i rasteve të prekura me COVID-19;

8. Ekspertët thonë se Italia ka pasur shumë viktima pasi ka popullsinë më të vjetër në Evropë;

9.Shkencëtarët në Izrael shumë shpejt do të kenë gati një vaksinë kundër koronavirusit;

10. Tre pacientë me koronavirusi nga Maryland janë rekuperuar plotësisht; do i rikthehen së shpejti jetës së përditshme;

11.Një grup shkencëtarësh kanadezë po ecim me hapa gjigant në studimin e Covid-19;

12.Një kompani bioteknike në San Diego është duke zhvilluar një vaksinë Covid-19 në bashkëpunim me Universitetin Duke dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit.

13. Rasti i parë pozitiv me COVID-19 në Oklahoma është rekuperuar, ka rezultuar 2 herë negative ndaj testit.

14.Të 7 pacientët që ishin duke u trajtuar në spitalin Safdarjung në New Delhi, janë rekuperuar.

15. Plazma nga pacientët e rekuperuar nga Covid -19 mund të ndihmojë në trajtimin e personave të tjerë të infektuar meCovid-19.

Pra, nuk janë të gjitha lajme të këqija. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të fokusohemi më tepër në përsonat që rrezikojnë më shumë të preken.

Lexo po ashtu:  Twitter prezanton një mundësi të re: a do ta pëlqejnë përdoruesit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *