Këshilli i Gjuhës Norvegjeze ka shpallur “beredskapsvenn” (miku i halleve) si fjalën e vitit. Fjala “beredskap” lidhet zakonisht me diçka të rëndë dhe serioze, ndërsa “venn” (shok) lidhet me diçka të afërt dhe të dashur, sipas këshillit.

Fjala e vitit zgjidhet nga Këshilli i Gjuhës në bashkëpunim me profesorin Gisle Andersen nga NHH.

  • “Fjala e vitit duhet të jetë aktuale, e qëndrueshme dhe me cilësi të lartë gjuhësore. Është me rëndësi të tregojmë se norvegjishtja është një gjuhë e pasur, me një fond të madh fjalësh, që mund të zgjerohet lehtësisht në mënyra të mira,” thotë Andersen në një deklaratë për shtyp, citon MekuliPress.

Në përzgjedhje përdoren, ndër të tjera, mjete dixhitale që kapin fjalë të reja nga gazetat kryesore dhe rajonale.

Lexo po ashtu:  Idriz Ajeti: Jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj, të qenit dëshmitar i rrjedhave të historisë